Kush janë gjyqtari dhe prokurori që përballen sot me Vettingun

Ornela

Një gjyqtar dhe një prokuror do t’i nënshtrohen gjatë ditës së sotme procesit të vettingut. Seanca e parë dëgjimore nis në orën 9:30 dhe është për Admir Thanza, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë. Trupa gjykuese përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj, Olsi Komici.

Thanza e ka filluar karrierën në gjyqësor në vitin 1992, pas diplomimit në Fakultetin e Drejtësisë. Ai ka punuar në Gjykatën e Shkodrës në vitet 1992-2006, në atë të Tiranës në vitet 2006-2009 si dhe ka qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese në vitet 2009-2013. Thanza ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Krahas ushtrimit të detyrës së gjyqtarit,  Thanza ka punuar edhe si pedagog i jashtëm në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër si dhe pedagog i të Drejtës Civile dhe të Drejtës Kushtetuese në Universitetin Europian të Tiranës dhe atë “Justiniani i Parë”. Prej vitit 2013, Thanza ushtron detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Lartë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Admir Thanza nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017  Kliko për skedën në PDF] 

Po sot në orën 14:30 do të zhvillohet seanca dëgjimore për Kostaq Beluri, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme Trupa Gjykuese përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj, Olsi Komici.

Beluri punon aktualisht si prokuror në Sektorin e Verifikimit të Integritetit, i njohur ndryshe si sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Ai ka punuar si zv.prokuror i Tiranës në vitet 1999-2004 dhe si drejtor i Luftës kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit në vitet 2004-2007.

Më pas, Beluri është rikthyer sërish në organin e akuzës si zv.drejtor i Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe prej vitit 2014 ushtron detyrën në Prokurorinë e Përgjithshme.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.  (Kliko skedën në PDF)

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Koment ne Tema: KOSTA BELURI! Profesionisti qe i duhet Shqiperise, njeriu i urte dhe i ditur qe frymezon pjesen me vitale te qenies njerezore, i thjeshte dhe i madherishem para drejtuesve qe i ben te skuqen, i rrepte dhe korrekt ne interpretim dhe mbrojtje te se drejtes ne akuze, bashkeshort dhe baba shembullor, shok dhe mik besnik i korrektesise dhe pergjegjesise… nje pasionat i peshkimit, si te jete njeriu i duhur ne kete kohe per Shqiperine i stervitur per te kapur ne grepin e Drejtesise te gjithe te paudhet e politikes, biznesit, kontrabandistet, trafikantet tashme te arshivuar ne skedat e Europes dhe SH.B.A-se!

    • Nëse vërtet është i tillë, si karakter dhe me kaq eksperiencë, këtë të kishin bërë Prokuror të Përgjithshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *