Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka deklaruar këtë të martë se zgjedhjet brenda partisë janë shtyrë për në shtator.
Kreu i kësaj partie, Lulzim Basha deklaroi më 11 maj se mbyllja e zgjedhjeve në grupseksionet dhe seksionet e partisë duhej të “vulosej” në 30 qershor, sipas parimit “një anëtar, një votë”.
Por duket se afati është ndryshuar. Paloka ka thënë se zgjedhjet brenda kësaj force politike janë penguar nga çështja “Xhafaj” e më pas nga ajo e Teatrit Kombëtar.
“Rëndësi ka që ne të kemi një procedurë të mirëqenë zgjedhore dhe një proces zgjedhor brenda PD-së, sepse në këtë periudhë duhet ta pranojmë që jo të gjithë janë të impenjuar”, ka deklaruar më tej ai.
Por përpara se të arrihet deri në shtator, Paloka ka komentuar edhe ndërmarrjen e masave “të hekurta” nga ana e Partisë Demokratike.
“Deri në shtator ne do të marrim vendime që mendoj se do ta ndryshojnë realitetin politik në Shqipëri”, ka thënë ai.
s.a/dita

Paskeni shume kohe deri ne muajin Shtator per te bere rregjistrimin si Shoqate.
O Paloqe nuk e kutoni apo beni sikur nuk e kuptoni keni marre fund (dhe fustan), beni binjagezimin me shqoqaten simotren tuaj LGBT.
O thuthuq po si I le ato protestat apo kohe -plazhi tani ,helbete duhet shikuar dhe qejfi,keshtu si e kini zene, kini per te qendruar per kohe te gjate ne opozite ,jo per gje ,por Edvini qelloj me fat se ju jeni qorra ai eshte,cakerr dhe e beson populli,ia jep voten ,se ju beni zhurme,zhurme dhe vetem zhurme.
Shpeshhere kam degjuar e shikuar neper ekranet televizive keta te PD-se,te cilet thone: ” Do marim fatet e popullit ne dore” e duke folur tundin dhe doren larte e posht. Madjre harrojne e duke e tundur pellemben e kane bere grusht. Kjo me kujtoj nje ndodhi ne kohen kur punohej per emancilimin e gruas,atu nga vitet 1968-1969. Fjalen ekishte mar Sekretari i Pare i Komiteteit të Rinise. Fliste e fliste ,po tundete doren te bere grusht,ja si keta te PD-se sot.
Fol-fol – i tha nje plake,aty nga mezi i salles, – po ule ate dore se pona kujton ate te gomarit… Edhe keta te pd-se tund e tund doren ,po vetem se na kujtojne gomorin….