Reshjet e borës dhe rënia e temperaturave kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore në vend. Nisur nga përkeqësimi i situatës së motit, Policia e Shtetit u rekomandon drejtuesve të mjeteve përdorimin e zinxhirëve në këto akse rrugore:
Në qarqet Kukës dhe Dibër
1. aksi B.Curri – Valbonë
2. aksi Krumë – B. Curri ,
3. aksi Kukës – Topojan ,
4. aksi Kukës – Ujmisht – Zall Dardhë – Muhurr – Peshkopi,
5. aksi Kukës – Bushtricë – Kala e Dodës – Sllovë – Peshkopi,
6. aksi rrugor Topojan – Shishtavec,
7. aksi Kukës – Qafë Shllak – Qafë e Malit – Fushë Arrës,
8. aksi Shupenzë – Ostren,
9. aksi Krastë – Bulqizë,
10. aksi Bulqizë – Librazhd ,
11. aksi Arras – Lurë ,
Në qarqet Shkodër dhe Lezhë
1. aksi rrugor Shkodër – Koman,
2. aksi Qaf Çelë – Pukë – Fushë Arrës,
3. aksi Qafë e Malit – Fushë Arrës – Shpal
4. akset Koplik – Razëm,
5. akset Bogë – Theth dhe Selcë – Vermosh,
6. akset në drejtim te Dukagjinit,
7. aksi Qafë Mali – Dardhë – Fierzë,
8. aksi Fushë Arrës – Iballë,
9. akset rrugore në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës,
Në qarkun e Korçës
1. aksi rrugor Kapshticë – Korçë – Qafë Thanë,
2. aksi rrugor Boboshticë – Dardhë,
3. aksi rrugor Korçë – Voskopojë,
4. aksi Korçë – Ersekë – Leskovik,
5. aksi Korçë – Goricë,
Në qarkun e Gjirokastrës
1. aksi Jorgucat – Qafa e Muzinës,
Në qarkun e Vlorës
1. aksi rrugor Vlorë – Llogara, lëvizja e automjeteve kryhet me zinxhirë, pasi ka dhe shtresa akulli.
Policia bën të ditur se po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore. Në të gjitha akset e tjera rrugore, lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.
