Horoskopi, 11 korrik 2018

anazapta

Dashi

Në përgjithësi dita e sotme do të jetë e mirë pasi do të jeni në shoqërinë e yjeve të mirë si Marsi dhe Afërdita në shenjë. Veçanërisht në planin sentimental priten zhvillime mjaft interesante.

 

Demi

Sot ju këshillohet të tregoheni shumë të matur dhe shumë të vëmendshëm, pasi vetëm kështu mund të përballoni një ditë plot kontraste e përplasje. Mundohuni të mos i zmadhoni problemet pa qenë nevoja.

 

Binjakët

Edhe pse mund të mos jetë një periudhë e mirë për ju, nuk duhet të shqetësoheni pasi do të jetë  një situatë e përkohshme. Ndihma e dikujt mund të shënojë një kthesë të papritur.

 

Gaforrja

Edhe pse shenja juaj dominohet kryesisht nga yje të mirë në shumë drejtime, do të ishte mirë që sot ta mblidhnit pak dorën për të mos shpenzuar shumë. Dikush mund t’ju bëjë një propozim interesant.

 

Luani

Sot është Urani planeti juaj i cili, duke qenë në një orbitë të favorshme, mund t’ju rikthejë kthjelltësinë shpirtërore dhe mendore njëkohësisht. Kujdes, debatet mund të kthehen në polemika që prishin punë.

 

Virgjëresha

Sinjale stabiliteti në jetën çift vijnë nga harmonia në shenjë e Afërditës dhe Hënës. Kujdes, sepse dëshira e pakontrolluar  për arritur gjithçka mund të bëjë të bini viktimë e ndonjë mashtrimi.

 

Peshorja

Është momenti më i përshtatshëm për të luajtur kartën tuaj më të mirë sepse janë shumë të çmuara për ju energjitë që ju vijnë nga qielli. Tensionet e vogla mund t’ju çorientojnë prandaj hapni sytë mirë.

 

Akrepi

Kuadri yjor sot është mjaft i ngarkuar dhe parashikohet një ditë mjaft intensive, si në impenjimet e karakterit profesional ashtu edhe në çështjet që kanë të bëjnë me ndjenjat. Mërzia evitohet duken u treguar aktivë në shoqëri.

 

Shigjetari

Gjeometrit yjore janë në një harmoni perfekte me atmosferën e një periudhe shumë të mirë që po kaloni qe që është e destinuar të zgjasë. Të reja interesant priten në drejtim të fushës profesionale.

 

Bricjapi

Edhe për ju ylli juaj i mirë është Saturni, por ju këshillohet që të tregoheni shumë të matur dhe të hidhni nga një hap të vogël përpara. Dobësimi i ndikimit të Marsit e ka ulur paksa agresivitetin tuaj.

 

Ujori

Nën egidën e Afërditës në shenjë do të ndjeni një sens të tillë sigurie dhe mbrojtjeje që do t’ju risjellë qetësinë e munguar shpirtërore. Duhet të keni më shumë besim në aftësitë tuaja.

 

Peshqit

Duket se ndikimi i Afërditës është në rënie, ndërsa gjithnjë e më aktive është Hëna që rrit shumë sensibilitetin tuaj. Ju këshillohet të tregoheni të matur, sidomos kur ju kërkohet të shpreheni për dikë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *