Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka lajmëruar fillimin e punimeve për rindërtimin dhe zgjerimin e Pediatrisë së QSUT.
“Jemi ambiciozë për të realizuar një ndërhyrje që do t’i ndryshojë krejtësisht pamje Pediatrisë këtu në QSUT, investimi madhor rreth 8 milionë euro në kuadër të projektit të qeverisë shqiptare me Bankën Botërore, që do të rehabilitojë dhe zgjerojë Pediatrinë. Falë kësaj ndërhyrje, që do të nisë këtë vit, do të kemi një spital pediatrik modern, sipas standarteve europiane”, u shpreh Manastirliu.
Ministrja ndodhej në një vizitë në ambientet e reja të Urgjencës Pediatrike, e cila është rindërtuar me standarde bashkëkohore, me kushte më të mira dhe më shumë hapësira për trajtimin e fëmijëve.
Në urgjencën pediatrike të QSUT-së, e cila trajton rreth 100 mijë pacientë në vit është ulur koha e pritjes për pacientët e vegjël për arsye të triazhimit, pra diferencimit të rasteve të urgjencave si dhe futjes së sistemit të ri elektronik të menaxhimit të radhës për pacientët.
Projektet për tjetërsimin e pediatrive në spitale miqësore, në të gjithë Shqipërinë do të vijojë.
Pas Vlorës dhe Elbasanit, së shpejti edhe Fieri dhe Durrësi do të nisin punimet për rehabilitimin dhe zgjerimin e reparteve të pediatrisë.
o.j/dita

Propagande e radhes, si skeptik qe jam, gjysma e ketyre 8 milionave do te perfundojne ne xhepa e politikaneve administratoreve ! Aty ku eshte paraja e madhe eshte dhe korrupsioni i madh, per vende si Shqiperis kur nje Gjykates, ose nje deputet eshte ose hajdut ose kriminel, vrases !
Sa prej ketyre eurove jane per ministren? Se korrupsioni me i larte ne vend eshte ne shendetesi thote BE, pra edhe vjedhjet aty jane me te medha. Po ska gje se ministria eshte e perkedhelura e km.