Balla në Prokurori: Depozituam prova të reja kundër Bashës

Ornela

Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla ka depozituar ditën e sotme në prokurorinë e Tiranës fakte të reja, që sipas tij implikojnë kryetarin e PD, Lulzim Basha me personat që janë përfshirë në dosjen e pastrimit të parave, referuar sekuestrimit të 3.4 mln eurove në dy makinat ‘Toyota’.

Balla thotë se nuk kam asnjë dyshim që afera e transportit të eurove të sekuestruara do të zbardhet plotësisht me kapjen e autorëve në kërkim ‘me të cilët lidhja e PD është organike, ndërsa e Lulzim Bashës me ta është sa afër në provën fotografike, aq edhe thellë në njohje të vjetra politike dhe personale’.

Në vijim të transparencës dhe ndershmërisë përballë opinionit publik, sapo kemi depozituar në Prokurorinë e Tiranës parashtrime dhe fakte të reja, në plotësim të Kallzimit Penal datë 27.06.2018, ndaj personit të kallëzuar Lulzim Basha për disa vepra penale.

 Jemi të bindur se këto hapa ligjorë do të zbardhin shpifjet dhe ofendimet e turpshme të esadistit Lulzim Basha, ndaj meje dhe ndaj gjithë grupit tim parlamentar. Në fund të këtij procesi drejtësie ky gojë përdalë do të marrë një dënim shembullor.

 Nuk kam asnjë dyshim që afera e transportit të eurove të sekuestruara do të zbardhet plotësisht me kapjen e autorëve në kërkim (me të cilët lidhja e PD është organike, ndërsa e Lulzim Bashës me ta është sa afër në provën fotografike, aq edhe thellë në njohje të vjetra politike dhe personale).

 Jemi të vendosur që me Lulzim Bashën dhe esadistët e tij të ndjekim gjithnjë e më shume rrugën gjyqësore të përballjes me shpifjet e ndyra e me gënjeshtrat ofenduese të tyre. Ata tanimë duhet t’i mësojmë të sjellin prova para publikut, të turpërohen siç e meritojnë në sallat e gjyqeve dhe të procedohen penalisht kur shkelin ligjin“, tha Taulant Balla

E ndërsa nuk ka zbuluar provat që ka dërguar kundër Bashës në prokurori, ato i bashkëngjiten kallëzimit të pak ditëve më parë që Balla bëri kundër liderit të PD.

Taulant Balla bëri dy kallëzime ndaj Bashës, për nxjerrje të sekretit hetimor, dosje së cilës do i bashkëngjiten edhe materialet e depozituara sot nga Balla dhe padia e dytë është për shpifje.

Dje ishte seanca e parë, por Basha nuk u paraqit, ndërsa Krimet e Rënda shpallën mos kompetencën duke e dërguar në Gjykatën e Tiranës.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
    • Kjo eshte e verteta .
      Komentuesi lart (Referendum per arrestimin e sali koleres)

      ju tregon qarte juve Politikaneve Realitetin
      ne te cilin ju notoni gjithe kto 5-vjet Pushtet !

      Pra ose pergjigjuni Realitetit ashtu si duhet , e gjeni mekanizmat shtetrore te duhur ,per te vene ne funxion Drejtesine mbushur me halabakt e taborin e kryrkriminelit te shpelles , qe vazhdojne te degjenrojne gjithcka ne ate vend e qisin jashte funxioni Shtetin ,

      dhe hiqni dore nga kjo Loje qe luani ne media ,

      sepse ju ka dale boja .

      Lexoheni komentin lart dhe veproni ,
      perndryshe jeb´ni vet pjes e lojes e degjenrimit te shtetit .

      Mos te veprosh si Pushtetar ,mos te besh asgje ,

      eshte per Boten Drejtesise e denushme !

      Tani vendosni e zgjidhni se ku do beni pjes vet .

      Populli do t’ja a japi reston ne zgjedhjet qe po afrojne .

  • Gallate ne Parlamentin shqiptar ! Nje model i neverit-
    shem ,ku njeri i bie gozhdes,tjetri patkoit. Te gjithe aku-
    zojne te gjithe per vjedhje dhe asnje nuk mban pergje-
    gjesi. C’eshte kjo qe deputeti nuk mban pergjegjesi per
    ato qe shpif. Nese kjo pasqyrohet ne ligj apo edhe me
    keq ne kushtetute le te hiqet. Kushtetuta nuk eshte as
    Bibel dhe as Kuran:eshte thjeshte nje dokument i bere
    per nje moment te caktuar histori dhe qe me kalimin e
    kohes vjeterohen nene te caktuara te saj. Dhe prandaj
    eshte e domosdoshme qe here pas here kushtetuta te
    rinovohet permes amendamenteve,arnimeve. Shume-
    kush nga ne shqiptaret permendim pandryshushmerine
    e Kushtetutes Amerikane. Kjo eshte e vertete,por dihet
    ama se here pas here ajo Kushtetute eshte pasuruar me
    amendamente. Kurse deputetet e sidomos deputetet e
    bandes pedeiste me ne krye,kryebanditin mafioz te te
    gjitha kohrave, Vicidolasin bajraktar e kanunor shkepusin
    nga konteksti i pergjitheshem ata nene te Kushtetutes qe
    interesojne dhe i sakatosur ,thirrin e krijojne cdo dite she-
    rre e zallamahi per cdo gje edhe me e pa rendesishmja.
    Por kjo bande ashtu si edhe banda tjeter lesiste hallin nuk e kane fare te problemet ta zeme te Teatri Kombetar,
    as te sheshet e rruget e kryeqytetit qe dita dites po rregu-
    llohen,asfaltohen e po dalin ne drite,edhe te pemet qe po
    mbulojne kryeqytetin qe edhe per keto protestojne….etj,
    por HALLI i tyre i madh qendron te Vettingu qe deri me
    tash ka perfshire vetem nje pjese te vogel te sistemit te
    Drejtesise dhe qe me siguri pasi te perfundoje me drejte-
    sine do te shtrihet edhe te politikanet,ata qe tashme jane
    etiketuar si “Peshqit e Medhenj”, por qe faktikisht duhe-
    shin etiketuar si “Peshkaqenet e Medhenj” duke filluar nga familja Berisha ,Meta, Basha,Rama,,pastaj te vazh-
    donte me ish- ministeat e bandes berishiane,te leseise,
    socialisteve e deri te drejtoret e tipit Lamaj …,.! Kjo do te
    rrisi besimin te shqiptaret se dicka po behet.Dhe te mos
    ndodhe ajo qe ndodhi me Deden,kryetarin e GJK ku nje
    dite me pare u akuzua se nuk justifikonte pasurine qe
    kishte dale nga nje studim disa javor apo mujor dhe nje
    dite me vone,brenda 24 oreve na doli i lare,ashtu sic i
    “lajne duart” Gjykatesit qe nga koha e Pons Pilatit. Me sa
    duket brenda 24 oresh nje dore magjike i hodhi “mish dhie” taves se gatuar nga ndonje thirrje telefonnike qe
    permbysi gjithecka dhe zoti Dede nga i akuzuar na doli
    “qelibar” ?! Dhe cuditerisht asnjera pale nuk protestoje
    per kete fenomen,kur dihet se banda e Saliut dhe me
    “ison” e Vasillaqit te leseise edhe per gjene me te vogel
    nuk lene gje pa thene e pa bere. Me sa duket Dede ia ka
    “lyer rrotat” te gjitheve: majtas,djathtas,lart por jo poshte.
    Turpi Botes, nese vazhdohet ne kete rruge edhe ne politike duke percaktuar si “Peshk te Madh” vetem A.Lla-
    llen edhe ndonje tjeter ne rangun e tij,dmth dy hallduper,
    pa goditur koken,majen e Piramides se Krimit e Hajnise,
    Vicidolasin dhe familjen e tij e klanin e tij besnik,Meten me gjithe familjen,Lulin,etj.etj. shqiptaret i pret nje nje
    zhgenjim i madh…! Kjo do te perbeje fatkeqesine me te
    madhe te shqiptare ku Drejtesia e Vettingu aq shume i
    propanduar te shndrrohet ne nje “vrime ne uje” . Atehere
    konkluzioni eshte e qarte se e gjithe kasta politike shqip-
    tare,pa perjashtim eshte e korruptuar dhe asnje pale nuk
    mund te luftoje korrupsionin e pales tjeter sepse qe te gjithe hedhin valle ne nje “Tepsi” dhe se kjo “Tepsi” do te
    mbetet aty pa shkuar fare ne “skrap” ?! Kjo do te perbeje
    nje fatkeqesi tjeter zhgenjimi per shqiptaret. Megjithate
    shqiptaret kane vetem nje besim dhe ky besim rrjedh nga
    fakti se kjo eshte ekskluzivisht nje ndermarrje e nderkom-
    betareve,kryesisht e BE-s dhe sidomos e SHBA-s dhe kete kuptim shqiptaret kane besim se ndeshkimi i “Pesh-
    kaqeneve te Medhenj” me zvarritje e pengesa te jashtza-
    koneshme nga bandat te veshura me pushtetin e depute-
    tit po perpiqen te sabotojne cdo dite e cdo minute progre-
    sin e Reformes perseri keto sabotime te hapura e te mas-
    kuara do te tejkalohen dhe mbas shume “bubullimash,
    shkrepetinash e rrufeshe” edhe per shqiptaret do te lindi
    nje dite e re pa kerrmat politike qe kemi sot te cilat me ne
    fund do te hidhen ne kazanin e plehrave te historise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *