Pop këngëtarja Mel B, e cila së fundmi po ushtron detyrën e vlerësues së talenteve në spektaklin “American Got Talent”, thotë se përpos dietave, seksit të rregullt dhe vrapimi në natyrë, rëndësi të madhe në formësimin e muskujve në trup luan edhe joga. 38-vjeçarja pranoi se i pëlqen të kujdeset për linjat trupore.
Madje është në gjendje të bëjë gjithçka vetëm dhe vetëm që të tërheq vëmendjen e meshkujve kur ec rrugëve të Los Angeles-it. “Pas seksit, dietave dhe vrapimit në natyrë rëndësi të madhe në ruajtjen e linjave trupore luan edhe joga. Unë e praktikoj çdo mbrëmje dhe jam shumë e lumtur që më ka ndihmuar shumë”, ka deklaruar Mel B.

