Aeroporti i Kukësit në vjeshtë pritet të vihet në punë.
Këshilli i Ministrave miratoi bonusin për dhënien e aeroportit të Kukësit me koncesion.
Lidhur me këtë vendim është ngarkuar Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e tij.
Në 1 Prill 2016 qeveria arriti marrëveshjen me kompaninë koncesionare që menaxhon Aeroportin e Rinasit, duke i hequr asaj ekskluzivitetin për të gjitha fluturimet, në të gjithë Shqipërinë.
Arritja e kësaj marrëveshje i hapi rrugën përdorimit të Aeroportit të Kukësit për fluturime ndërkombëtare, në këmbim kompani gjermane përfiton zgjatjen e kontratës me 2 vjet.
Hapja e tregut të fluturimeve pritet të sjellë bileta më të lira.
Vendimi
Miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet bashkimit të shoqërive, për dhënien me koncesion/partneritet publik privat për rehabilitimin, operimin, transferimin e aeroportit të Kukësit.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, dhe në vijim të nenit 15 të rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat, miratuar me vendimin nr.575, datë 10.7.2013, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, e të vendimit nr.504, datë 13.9.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
Miratimin e bonusit prej 8% (tetë për qind) të pikëve, që i jepet bashkimit të shoqërive “Kastrati”, sh.a. & “T.M.D Systems LTD”, për rezultatin teknik dhe financiar të propozimit të pakërkuar, të paraqitur për procedurën për dhënien me koncesion/partneritet publik privat për projektin e rehabilitimit, të operimit, transferimit të Aeroportit të Kukësit.
Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”
l.h/ dita

O te q.r.
E nderton me parate tona pasta e vjedh per vete.
Po te kishte interes te hidhte parate e tija privati
Dhe te bente so te donte pastaj.
Edhe njehere te q…r……bt.
Shoket e Dites paskan qene me te kujdesshme se Luli per te mos i permendur emrin Shefqet Kastratit te cilit pervec koncesionit te Rruges se Kombit po i jepet dhe Aeroporti.
Shoket rilindjote kane alergji nga garat dhe koncesionet i japin ne menyre te drejtperdrejte ashtu si parate qe vene ne xhep. Perpara shoke per fitorje te reja.
PO KJO MUT OPOZITE PSE SSHKON NE PROKURORI PO MERET ME LLAFE T E MULIT LART E POSHTE NE MEDIA SI GRATE ….??? APO RRUAN BYTHEN KUR TE VI VET NE PUSHTET E TE BEJNE VJEDHJEN E RRADHES …!!!