Një aksident tragjik i ka marrë jetën një të riu shqiptar në Itali.
Aksidenti ka ndodhur disa ditë më parë por është raportuar sot nga mediet italiane.
Viktima është 24-vjeçari Besar Mislyni.
I riu po ngiste një makinë Ford Fiesta kur doli nga rruga dhe u përplas me një pemë në zonën e quajtur Montefalcone.
Edhe pse Mislyni u dërgua me urgjencë me helikopter në spital nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.
l.h/ dita
