Ronaldo do të prezantohet me fanelën bardhezi përpara…0 spektatorëve

Dita

Tifozët e Juventusit mezi po prisnin ditën e hënë, ku do të shihnin për herë të parë Kristiano Ronaldon të veshur me fanelën bardhezi.

Deri më tani imagjinohej që paraqitja e futbollistit portugez do të bëhej në stadiumin Allianz të mbushur plot me tifozë, por nuk do të jetë kështu.

Juventus ka njoftuar zyrtarisht se programi i ditës së hënë do të jetë identik si prezantimi i çdo futbollisti tjetër. Ronaldo do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore në J-Medical, do të japë një konferencë për shtyp si dhe do të prezantohet me fanelën e tij të re.

Klubi e kishte shprehur më parë mendimin e të të organizuarit një prezantim me tifozë, por mesa duket në momentin e fundit ka preferuar që ta shmangë hapjen e portave të stadiumit.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *