Përkrah Era Istrefit mësohet se një tjetër artiste shqiptare do të performojë në natën finale të Botërorit 2018 në Rusi.
Arilena Ara e ka bërë të ditur përmes rrjetit social “Instagram” se edhe ajo do të këndojë më datë 15 korrik në Moskë.
Këngëtarja ka arritur të depërtojë në publikun rus me hitin e saj “Nëntori” (“November”) dhe performanca e saj në këtë Botëror e ridëshmon më së miri këtë gjë.
Sa i takon këngëtares kosovare Era Istrefi, ajo e ka konfirmuar dje pjesëmarrjen e saj në Botërorin 2018, ku do të këndojë përkrah Will Smith dhe Nicky Jam.
s.a/dita
