AKU bllokon 1 ton mish në Pogradec

Ornela

Autoriteti Kombëtar i Ushqimi vijon aksionet për sigurinë ushqimore nëpër thertore, duke konfiskuar kësaj radhe në Pogradec gati 1 ton mish viçi dhe lope, i cili tregtohej në kushteve të rënda higjieno-sanitare.

Mësohet se subjekti nuk kishte asnjë dokumentacion për kontrollet veterinare dhe sigurinë e produktit.

Aksioni u zhvillua gjatë orëve të para të mëngjesit në një ambient të paregjistruar, ku shtetasi I.M u kap në flagrancë duke kryer therrje të jashtëligjshme. Produkteve të bllokuara, 9 karkasa viçi me peshë 655 kg, një karkasë lope me peshë 205 kg si dhe 35 kg të brendshme u mungonte dokumentacioni shoqërues, vula veterinare, kuponi tatimor etj.

Krahas bllokimit të produktit, AKU mori edhe masën administrative me gjobë prej 500 mijë lekësh, si dhe ndalimin e menjëhershëm të aktivitetit.

AKU u bën thirrje konsumatorëve të jenë të kujdesshëm në blerjen e produkteve shtazore, duke kërkuar informacione në pikat e shitjes së mishit, që të jetë i vulosur, të jetë i shoqëruar me certifikatë veterinare dhe kuponin tatimor.

Më herët gjatë muajit Korrik, AKU bllokoi dy konteinerë me 50.2 tonë mish me origjinë nga Brazili, për shkak se mostrat u konstatuan me prezencë të salmonelës.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • detyren per certifikim e ka shteti nuk e certifikon dhe pastaj ne emer te shkelies se ligjit e sekuestron me sakt vjedh popullin.Kjo gjithmon behet per te friksuar dhe vjedhur te tjeret qe meren me kete aktivitet.Grabitqar jane cilesuar nge vte kryeministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *