Gjyqtari i “21 janarit”, para KPK: Fshehje pasurie dhe kontakte me të dënuar

Ornela
Kryetari i trupes se Gjyqtareve te Kolegjit Zgjedhor Tom Ndreca, gjate nje seance te Kolegjit Zgjedhor, ku eshte kerkuar administrimi ne cilesine e provave materialeve tabelat permbledhese te 10 KZAZ te Tiranes dhe tabelat permbledhese te te gjitha grupeve te numerimit.

Gjyqtari Tom Ndreca ka dalë sot para komisionit të Vettingut. Ai u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili u përfaqësua në këtë proces nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Firdes Shuli.

Sipas KPK, deklarimi i bërë nga Tom Ndreca është i pasaktë dhe ka mungesë të burimeve financiare. Gjithashtu Tom Ndreca ka kontakte me një subjekt të dënuar, pasi është kryer kontratë shitblerje e një makine midis shtetasit N.Gj që rezulton me precedentë penalë dhe gruas së Ndrecës.

“Deklarimi i bërë nga Tom Ndreca është i pasaktë dhe ka mungesë burimesh financiare. Ndreca ka apartament 120 m² dhe garazh 80 m², blerë në 2003 dhe apartament 92.26 m² tek ‘Komuna e Parisit’. Sipas DSIK, Ndreca është i përshtatshëm për të vijuar detyrën. Kemi kryer hetim të thelluar ndaj gjyqtarit Tom Ndreca dhe është konstatuar një kontratë shitblerje mjeti midis N.Gj e gruas së Ndrecës. Për N.Gj ka të dhëna që ka pasur precedentë penalë, pasi në vitin 2011, N.Gj është hetuar për prodhim narkotikësh dhe është i përfshirë në krimin e organizuar. Ndreca nuk e deklaroi në formular kontratën me shtetasin N.Gj. Tom Ndreca ka kontakte me një subjekt të dënuar dhe është i pa-përshtatshëm për të vijuar detyrën. Për Tom Ndrecën ka 11 denoncime, por rezultuan të pabazuara”- thuhet në raportin e KPK.

Ndreca është një emër i njohur i drejtësisë për opinionin publik dhe mediat. Ai ka qenë relator i çështjes “Tahiri” për bllokimin e pasaportës.

Po ashtu, ka qenë edhe gjykatësi që kryesoi në Kolegj Zgjedhor çështjen e numërimit të votave në Tiranë, duke rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste për shpalljen të pavlefshëm të vendimit të KQZ-së për numërimin e votave hedhur në kutitë e gabuara. Një vendim që shpalli fitues në garën për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Bashën.

Ndreca rezulton se është bërë anëtar i Gjykatës së Lartë me propozim të presidentit Nishani dhe ka gjykuar dosjen e “21 janarit”.

Ndreca është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politike Juridike në degën e Drejtësisë në vitin 1980. Për një periudhë 4-vjeçare, ai ka punuar si prokuror gjyqësor dhe prokuror rrethi në Mirditë.

Në fund të vitit 2017, pasuria e subjektit rezulton e rritur me 4 herë duke kapur vlerën e rreth 22.8 milionë lekëve.

Pasuritë e paluajtshme zënë pjesën kryesore të pasurisë familjare të gjyqtarit Ndreca me një vlerë totale prej 15.4 milionë lekësh. Nga dy apartamente që deklaronte në vitin 2003, në fund të vitit 2017 ai zotëron familjarisht 4 apartamente të blera kryesisht me kursime.

Ai zotëron gjithashtu 6.9 milionë lekë llogari bankare, 300 mijë lekë kursime në cash dhe një automjet me vlerë 200 mijë lekë. Të ardhurat familjare të zotit Ndreca për të gjithë periudhën deklaruese përbëhen nga paga e tij dhe ajo e familjarëve. Në fund të vitit 2017, të ardhurat kapin vlerën e 39.1 milionë lekëve në total.

o.j/dita

Share This Article
7 Comments
  • Tom Ndreca! Ti pleher dhe mbeturine SHPELLE. Ti SHUSHUNJE BERISHOKRATIKE. Te te behen ILACE per vete e per c’ke, (e mos gjeci derman), e gjithe pasuria qe ke vene ne kurriz te popullit e ne emer te KORRUPSIO-DHJEROKRACISE. Thash te te behen ILACE sepse per REMONTIMIN e FYTYRES, TY do te duheshin MILIARDA….. Ju vrafte Zoti atje ku ju dhemb me shume.

      • UPS….. Sorry, Driton. Besoj se s’do kesh verejtje
        per qelbesiren e rradhes, info-anali. 🙂 Thanks man.

  • Tom Ndreca me plehra e sistemit te drejtesise. Hajdut dhe i paafte. Nuk ka lene ceshtje pa marre miliona. Nuk e dine ku i kane leket. Kane pasuruar deri ne kursheri te katert. Ky funderrine me shoke e kane kthyer shqiperine ne parajse per hajdutet dhe kriminelet dhe i kane detyruar njerezit e ndershem qe te lene vendin e tyre dhe te ikin jashte. Ne burg kete funderrine. Vetem apartamente ne zona super te shtrenjta te Tiranes ka deklaruar me vlere mbi 500 milione leke. Imagjinojini udhetimet jashte shtetit, pushimet jashte kostoja e jeteses ne tirane makinat super luksoze. Keta jane “peshkaqenet” e krimit ne shqiperi dhe jo “peshqit e medhenj”.

  • Lexova ne tritat e nje televizioni se ky Toma I Saliut do ta kaloi vetingun . PO e kaloi edhe ky vetingun ,mos u degjofte me drejtesi e veting. KY qelbesire vetem per 21 janarin duhet flakur me shkelma perjashta e te mos duket ne dyerte e drejtesise se do te bien perseri era qelbesire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *