Maturantët dhe kandidatët e viteve të shkuara do të garojnë në mbyllje të këtij muaji për studimet e larta në një nga 284 degët e studimeve që ofrohen për vitin e ri akademik 2018-2019 në të 12 universitetet publike të vendit.
Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, maturantët do të nisin me plotësimin e formularit A2 (ku do të listojnë 10 preferencat ku duan të garojnë për studimet e larta) përkatësisht nga data 30 korrik, deri në 4 gusht, sipas një kalendari të përcaktuar për të gjitha rrethet e vendit.
Sipas të dhënave të zbardhura, universitetet e rretheve kanë edhe numrin më të lartë të programeve të studimit përkatësisht me 164 degë studimi, ndërsa në universitetet e kryeqytetit do të garohet për 120 degë, të cilat rezultojnë të jenë ndër më të kërkuarat jo vetëm në radhët e maturantëve të Tiranës, por edhe të rretheve.
Edhe për garën e këtij viti përzgjedhja e programeve të ciklit të parë të studimeve “Bachelor”, degëve që janë me karakter profesional, si dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë do të bëhet online në portalin e aplikimit universitar U-albania.
Sipas udhëzimit, të drejtën e hyrjes në këtë garë e kanë të gjithë kandidatët që plotësojnë këto kushte: “Janë pajisur me dokumentacionin përkatës të mbarimit të shkollës së mesme, plotësojnë kriterin e notës mesatare të kërkuar nga qeveria, plotësojnë kriteret shtesë të përcaktuara nga vetë universitetet, si dhe nuk janë regjistruar në asnjë program tjetër studimi.
Në vijim do të gjeni të plotë listën e degëve për të cilat mund të konkuroni në të 12 institucionet e arsimit të lartë publik në vend.
UNIVERSITETI I TIRANËS
Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë
Gjuhë-Letërsi
Histori
Gjeografi
Gazetari
Arkeologji
Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Biologji
Bioteknologji
Kimi
Kimi Industriale dhe Mjedisore
Kimi dhe Teknologji Ushqimore
Matematikë
Fizikë
Informatikë
Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
Inxhinieri Matematike dhe Informatike
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Gjuhë Angleze
Gjuhë Frënge
Gjuhë Gjermane
Gjuhë Italiane
Gjuhë Greke
Gjuhë Turke
Gjuhë Ruse
Gjuhë Spanjolle me profil gjuhe-letërsi dhe qytetërim hispanik
Gjuhë Angleze (Sarandë)
Fakulteti i Shkencave Sociale
Psikologji
Punë Sociale
Filozofi
Sociologji
Shkenca Politike
Administrim dhe Politika Sociale
Fakulteti i Drejtësisë
Drejtësi
Fakulteti i Ekonomisë
Administrim-Biznes
Ekonomiks
Financë
Informatikë Ekonomike
Administrim-Biznes (Sarandë)
UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit
Shkenca Kompjuterike
Sistemet e Informacionit
Teknologji Informacioni
Matematikë-Informatikë
Informatikë-Anglisht
Multimedia dhe Televizioni Dixhital
Fakulteti i Biznesit
Administrim Biznesi
Menaxhim-Marketing
Shkenca Ekonomike
Financë-Kontabilitet
Bankë Financë
Menaxhim Hotel Restorant
Menaxhim Turizëm Kulturor
Menaxhim Turizëm Arkeologjik
Fakulteti i Edukimit
Gjuhë Angleze
Mësuesi për arsimin fillor
Mësuesi për arsimin parashkollor
Gjuhë letërsi-Anglisht
Gjermanisht-Anglisht
Psikologji-Socilogji
Ekspert në proceset e formimit
Fakulteti i Studimeve Profesionale
Infermieri e përgjithshme
Mami
Fizioterapi
Navigacion dhe menaxhim detar
Specialist Elektrik (2-vjeçar)
Hidroteknikë Ujësjellës Kanalizime (2-vjeçar)
Asistencë Stomatologji(2-vjeçar)
Menaxhim Ndërtimi (2-vjeçar)
Menaxhim Transporti (2-vjeçar)
Asistencë Ligjore (2-vjeçar)
Asistencë Administrative (2-vjeçar)
Teknologji Automobilash (2-vjeçar)
Specialist Rrjetesh Kompjuterike (2-vjeçar)
Informatikë Praktike (2- vjeçar)
Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike
Drejtësi
Shkenca Politike
Administrim publik
Politikë ekonomike
Marrëdhënie me publikun
Histori
Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën
Menaxhim i Bankave (Program në gjuhë angleze)
Menaxhim Hoteleri-Turizëm (Program në gjuhën angleze)
Menaxhim i Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (program në gjuhë angleze)
UNIVERSITETI I SPORTEVE TE TIRANËS
Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes
Shkencat e Lëvizjes
Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit
Fushat e veprimtarisë fizike të shëndetit dhe të rekreacionit
UNIVERSITETI “EQEREM CABEJ” GJIROKASTËR
Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave Shoqërore
Histori-Gjeografi
Gjuhë -Letërsi Shqipe
Gjuhë Letërsi Angleze
Gjuhë Letërsi Italiane
Gjuhë Letërsi dhe Qytetërim Grek
Histori dhe Gjuhë Italiane
Mësuesi për arsimin fillor
Mësuesi për arsimin parashkollor
Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Biologji-Kimi
Fizikë dhe Teknologji Informacioni
Matematikë-Fizikë
Matematikë-Informatikë
Teknologji Informacioni
Infermieri e përgjithshme
Infermieri Mami
Fakulteti Ekonomik
Kontabilitet-Financë
Administrim publik
Ekonomi turizëm
UNIVERSITETI POLITEKNIK i TIRANËS
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit
Inxhinieri Ndërtimi
Inxhinieri Hidroteknike
Inxhinieri Mjedisi
Inxhinieri Gjeodezi
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Arkitekturë (Arkitekt)
Arkitekturë (Urbanist)
Arkitekturë Interier dhe Dizajn
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit
Inxhinieri Informatike
Inxhinieri Elektronike
Inxhinieri Telekomunikacioni
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike
Inxhinieri Mekanike
Inxhinieri Tekstile dhe Modë
Inxhinieri Materiale
Inxhinieri Ekonomike
Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave
Shkencat e Tokës
Inxhinieri Gjeoinformatike
Inxhinieri Gjeoburimesh
Inxhinieri Gjeomjedis
Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike
Inxhinieri Elektrike (Automatizim i Industrisë)
Inxhinieri Elektrike (Energjetike)
Inxhinieri Mekatronike
Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike
Inxhinieri Fizike
Inxhinieri Matematike
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” KORÇË
Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Humane
Administrim dhe Politika Sociale
Matematikë-Fizikë
Matematikë Informatikë
Teknologji Informacioni
Infermier i përgjithshëm
Biologji-Kimi
Mami
Filozofi-Sociologji
Fakulteti i Ekonomisë
Financë- Kontabilitet
Menaxhim
Administrim Biznesi në Marketing
Administrim Biznesi në Turizëm
Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë
Gjuhë-Letërsi
Histori-Gjeografi
Arsimi fillor Klasa I- VI
Arsim parashkollor
Gjuhë Angleze
Gjuhë dhe Kulturë Frënge
Edukim për foshnjërinë dhe fëmijërinë e hershme
Fakulteti i Bujqësisë
Agroushqim
Inxhinieri Agronomike
Mjekësi e Bimëve dhe Hortikulturë
Agrobiznes
UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË
Fakulteti i Shkencave Teknike
Inxhinieri Mekanike
Inxhinieri Navale
Inxhinieri Elektrike
Navigacion
Biologji
Kimi
Fizikë
Matematikë
Informatikë
Teknologji Informacioni
Shkenca Kompjuterike
Fakulteti i Shëndetit Publik
Infermieri e përgjithshme
Infermieri-Mami
Fakulteti i Shkencave Humane
Gjuhë shqipe dhe letërsi
Drejtësi
Gjuhë angleze
Gjuhë italiane
Mësuesi për arsimin fillor
Mësuesi për arsimin parashkollor
Pedagogji e specializuar
Histori-gjeografi
Fakulteti i Ekonomisë
Financë
Kontabilitet
Administrim biznesi
Marketing
Ekonomiks
Menaxhim turizmi
UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS
Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit
Teknologji Agroushqimore
Vreshtari Enologji
Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit
Mbrojtje Bimësh
Hortikulturë
Prodhim Bimor
Zootekni dhe Biznes blegtoral
Akuakulturë dhe Menaxhim peshkimi
Agromjedis dhe ekologji
Agromekanizim
Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit
Menaxhim agrobiznesi
Ekonomi dhe Politikë Agrare
Financë-Kontabilitet
Ekonomiks i Aplikuar
Informatikë Biznesi
Menaxhim Turizmi rural
Fakulteti i Mjekësisë Veterinare
Mjekësi Veterinare
Menaxhim Veterinar
Fakulteti i Shkencave Pyjore
Mbarështim pyjesh
Përpunim druri
UNIVERSITETI “LUIGJ GURAKUQI” SHKODËR
Fakulteti i Shkencave Shoqërore
Gjuhë-letërsi
Gazetari dhe komunikim
Histori
Gjeografi
Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Matematikë
Fizikë
Informatikë
Biologji-Kimi
Infermieri e përgjithshme
Infermieri (Mami)
Infermieri (Fizioterapi)
Fakulteti i Shkencave të Edukimit
Psikologji
Punë sociale
Mësuesi për arsimin fillor
Mësuesi për arsimin parashkollor
Edukim fizik dhe sporte
Pedagogji muzikore
Pikturë e grafikë
Fakulteti Ekonomik
Administrim-biznes
Financë-Kontabilitet
Turizëm
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Gjuhë Angleze
Gjuhë Italiane
Gjuhë Gjermane
Gjuhë Frënge
Fakulteti i Drejtësisë
Drejtësi
UNIVERSITETI I MJEKËSISË TIRANË
Fakulteti i Mjekësisë
Mjekësi e Përgjithshme
Farmaci
Shëndet Publik
Fakulteti i Mjekësisë Dentare
Stomatologji
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike
Infermieri e Përgjithshme
Mami
Teknikë Laboratori
Fizioterapi
Logopedi
Teknikë Imazherie
UNIVERSITETI I ARTEVE TE TIRANËS
Fakulteti i Muzikës
Muzikologji
Kompozim
Dirizhim
Piano
Violinë
Violonçel
Violë
Kitarë
Kontrabas
Flaut
Oboe
Klarinetë
Fagot
Korno
Trombë
Trombonë
Bastub
Kanto
Pedagogji Muzikore
Fizarmonikë Klasike
Fakulteti i Arteve të Bukura
Pikturë
Skulpturë
Fakulteti i Artit Skenik
Regji Filmi dhe TV
Regji
Aktrim
Koreografi
Skenografi–Kostumografi
UNIVERSITETI “ALEKSANDËR XHUVANI” ELBASAN
Fakulteti i Shkencave Humane
Gjuhë shqipe dhe Letërsi
Histori-Gjeografi
Gjeografi dhe Gjuhë Italiane
Gjuhë shqipe dhe frenge
Histori dhe gjuhë gjermane
Gjuhe shqipe dhe rome
Gjuhë Angleze
Gjuhë Frënge
Gjuhë Italiane
Gazetari
Gazetari dhe gjuhë angleze
Gjuhë gjermane
Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Biologji-Kimi
Matematikë-Fizikë
Teknologjitë e Informacionit
Teknologji Laboratori(2 vjeçar)
Fizikë Kompjuterike
Matematikë Informatike
Fakulteti i Shkencave të Edukimit
Mësuesi për Arsimin Fillor
Mësuesi për Arsimin Parashkollor
Edukim Qytetar
Punonjës Social
Filozofi – Sociologji
Psikologji
Edukim Fizik dhe Sporte
Fakulteti Ekonomik
Administrim-Biznes
Financë-Kontabilitet
Ekonomia dhe e drejta
Informatikë ekonomike
Ekonomi turizmi
Administrim biznesi dhe Inxhinieri
Shkenca Juridike në Biznes
Shkenca Juridike në sektorin publik
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike
Infermieri e përgjithshme
Infermieri-Mami
Fizioterapi
Logopedi
Imazheri
Teknik laboratori
p.k/dita
