“NYT”: Kosova si precedent për sulmin në Siri

redaktor

Ndërkohë që President Obama është peshuar alternativat se si duhet të reagojë pas akuzave se Siria ka përdorur armë kimike, këshilltarët e tij të sigurisë janë duke studjuar luftën nga ajri të NATO-s në Kosovë, si precedent dhe si plan veprimi për të ndërhyrë pa një mandat të OKB-së.
Shanset janë që Rusia të vendosë veton në Këshillin e Sigurimit kundër çdo veprimi ishtarak dhe presidenti mesa duket është duke vrarë mendjne nëse duhet të anashkalojë Kombet e Bashkuara, ndonëse ka paralajmëruar se një rast i tillë do të kërkonte një koalicion të fuqishëm ndërkombëtar dhe një justifikim të fortë ligjor.
“Nëse SHBA futet në një vend tjetër për ta sulmuar pa një mandat të OKB-së dhe pa prova të qartë që mund të justifikojnë veprimin, atëhere ngrihen pyetje nëse kjo është e pranueshme apo shkelje për ligjin ndërkombëtar dhe a kemi një koalicion që ta vëmë në zbatim?”, tha sot Presidenti Obama duke folur në CNN, në komentet e tij të para, në publik, që prej sulmeve vdekjeprurëse të të mërkurës.
Zoti Obama i përshkroi sulmet si “qartazi, një ngjarje e rëndësishme që shqetëson shumë” dhe e pranoi se Shtetet e Bashkuara nuk kishin shumë kohë për t’u përgjigjur. Mirëpo, ai tha se hetuesit e Kombeve të Bashkuara duhet të zbulojnë nëse janë përdorur vërtet armë kimike.
Kosova është precedenti më i qartë për zotin Obama, sepse ashtu si në Siri edhe aty u vranë civilë, ndërkohë që Rusia kishte lidhje historike me autoritetet në fuqi që po akuzoheshin për abuzime. Në 1999, Presidenti Bill Clinton përdori aprovimin e NATO-s dhe arsyetimin se po shpëtonte një popullsi të pambrojtur për të justifikuar bombardimin 78-ditor nga ajri.
Një zyrtar i lartë i Administratës tha se precedenti i Kosovës ishte një nga shumë subjektet e diskutuara në takimet që po vazhdojnë në Shtëpinë e Bardhë për krizën në Siri. Zyrtarët gjithashtu po debatojnë nëse një goditje ushtarake mund të kishte pasoja të padëshiruara si destabilizimin e vendeve fqinje si Libani, apo nëse do të shkaktonte dallgë edhe më të mëdha refugjatësh drejt Jordanisë, Turqisë dhe Egjiptit.
“Do të ishte e ekzagjeruar të thuhet se po hartojmë justifikime legale për t’i hapur rrugën veprimit, sepse Presidenti ende nuk ka marrë një vendim”, tha një zyrtar i cili foli për këto bisedime, me kusht që të ruhej anonimiteti i tij. “Por Kosova, sigurisht që është një preceden, diçka shumë e ngjashme me këtë që shohim sot”.
Në Detin Mesdhe, komandanti rajonal i NATO-s ka shtyrë një paraqitje të planifikuar të një destrojeri në Portin e Napolit, në Itali, në mënyrë që anija ushtarake të qendrojë së bashku me një destrojer të dytë në një distancë të mjaftueshme për të goditur Sirinë në rast sulmi. Zyrtarët e Pentagonit, thanë se ky vendim nuk reflektonte ndonjë urdhër specifik nga Washington-i, por që të dy destrojerët kanë në bordin e tyre raketa kruiz Tomahok (Tomahawk), me rreze të largët veprimi, të cilat mund të jenë të parat që do të lëshoheshin kundër objektivave në Siri, nëse Presidenti vendos të ndërmarrë një sulm ushtarak.
Ditën e premte, qeveria ruse i bëri thirrje Presidentit Bashar al-Assad të Syrisë që të lejonte hetuesit e Kombeve të Bashkuara në zonat në lindje të Damaskut, ku ka ndodhur sulmi. Mirëpo, diplomatë amerikanë dhe të huaj, thanë se deklarat e Rusisë nuk shënonte ndonjë ndryshim të pozicionit të saj në mbështetje të z. Assad apo në kundërshtim të masave ndëshkuese nga Këshilli i Sigurimit.
Me anë të një deklarate, ministria e Jashtme e Rusisë, ua la përgjegjësinë forcave të opozitës siriane që të sigurojnë hyrjen në zonën e “incidentit të raportuar”. Në deklaratë e dytë, sugjeronte se rusët besojnë që sulmi ishte, në fakt, një provokim nga rebelët. Ajo citonte raporte që kritikonin trupat qeveritare të postuara në internet disa orë përpara sulmit.
“Gjithnjë e më shumë evidencë po del duke treguar se ky akt kriminel kishte një karakter të hapur provokativ”, tha, në deklaratëne tij, Aleksandër K. Lukasheviç, një zëdhënës i ministrisë së Jashtme së Rusisë. “Këtu po flitet për një sulm të planifikuar që më parë”.
Megjithatë, z. Lukasheviç mund të jetë ngatërruar nga praktika e shërbimit të videove, Youtube, që vendos orën lokale të California, ku ka edhe selinë e vet qendrore, pavarësisht se sa mund të jetë ora në atë pikë të globit nga postohet videoja. Sulmet ndodhën të mërkurën herët në Siri, kur ishte ende e martë në California e cila ndodhet tetë orë më pas.
Z. Lukashevich lavdëroi qeverinë e Assadit se i kishte hapur dyert Carla del Pontes, njërës nga anëtaret e Komisionit të Kombëve të Bashkuara për Sirinë, e cila në maj sugjeroi se rebelët kishin përdorur armë kimike dhe akuzoi opozitën siriane se nuk po bashkëpunonte me hetimin e ekspertëve nga Kombet e Bashkuara.
Qeveria siriane nuk bëri komente ditën e premte.
Po sot, CBS News, duke cituar zyrtarë të administratës amerikane, raportoi se agjensitë amerikane të zbulimit, kanë dalluar lëvizje në pikat që njihen si baza të armëve kimike përpara sulmit të ditës së mërkurë. Aktiviteti, besojnë këta zyrtarë, mund të ketë qenë përgatitje për sulmin.
Zyrtarë të tjerë perëndimorë kanë qenë më pak të përmbajtur se z. Obama. “E di se disa njerëz në botë u pëlqen të thonë se kjo është një konspiracion i sajuar nga opozita siriane”, tha William Hague, Sekretari i Jashtëm i Britanisë, gjatë një interviste me Sky News. “Po unë them se mundësitë për këtë janë venitshmërisht të vogla. Kështu që në besojmë se ky ka qenë një sulm kimik nga regjimi i Assad-it”.
Zoti Hague nuk foli për përdorim force, siç ka bërë Franca, nëse zbulohet që qeveria ka qenë pas këtij sulmi. Por, ai tha se nuk ishte diçka që bota humane apo e civilizuar do të mund të kthente kokën nga ana tjetër.
Deklarata të tilla të kujtojnë Kosovën, ku qeveria jugosllave, e Sllobodan Millosheviçit, ushtroi brutalisht dhunë mbi shqiptarët etnikë në 1998 dhe 1999, duke bërë që administrata Clinton të merrte vendim për të vepruar ushtarakisht në harmoni me aleatët e NATO-s.
Zoti Clinton e dinte se nuk kishte ndonjë perspektivë për të siguruar një rezolutë në Këshillin e Sigurimit që do të autorizonte përdorimin e forcës. Russia ishte një mbështetëse e hershme e qeverisë së Millosheviçit dhe ishte e vendosur që të përdorte votën e saj në Këshillin e Sigurimit për të bllokuar ndërhyrjen.
Kështu që administrate Clinton i justifikoi veprimet e saj si një ndërhyrje për të shpëtuar një popullsi të pambrojtur dhe të rrezikuar. NATO kreu bombardime nga ajri derisa z. Millosheviç pranoi kushtet e NATO-s, të cilat kërkonin tërheqjen e trupave jugosllave.
“Argumenti në 1999, në rastin e Kosovës ishte se ekzistonte një gjendje e rëndë alarmante humanitare dhe se komuniteti ndërkombëtar kishte përgjegjësinë për të vepruar dhe nëse ishte e nevojshme edhe me forcë”, tha Ivo H. Daalder, ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara në NATO, i cili sot është President i Këshillit të Chicago-s për Çështje Globale.
Në rastin e Sirisë, z. Daadler tha se administrata mund të argumentojë se përdorimi i armëve kimike ka krijuar një situatë emergjente humanitare të rëndë dhe se pa një ndërhyrje të fuqishme ekziston rreziku që qeveria e Assadit t’i përdorë këto armë kimike përsëri e kësaj radhë në shkallë shumë më të gjerë.
Dennis B. Ross, ish-këshilltar i z. Obama për Lindjen e Mesme, tha se nëqoftëse Presidenti donte të shtjellonte një justifikim ligjor për të vepruar, “ka shumë rrugë për ta bërë jashtë kontekstit të OKB-së”.

 

(Përktheu “Illyria” )

Share This Article
2 Comments
  • lirite dhe te drejtat e njeriut duket se jane instrument per tu perdorur sa here kerkohet forca per tu vendosur nga presidenti amerikan, shpesh ne mandatin e dyte te tij, por po ti permbahemi kesaj teorie, i bie qe popujt me te shtypurtani ne ballkan jane orthodokset prej shqiptareve muslymane. csic tregojne faktet, shqiptaret e tirenes, i cuan orhodokset ne 6.75 nga 25% qe ata mund te jene faktikisht. feja dhe lideri i saj goditen pameisrshem si dhe po u rrembehen tokat dhe proinatne cdo cep te shqiperise. ky leksion i New York Times, le te perbeje nje mesazh per shqiptaret, te cilet jo vetem qe jetojne nen privilegjin e pamerituar amertikan, por jane edhe racistet me te medhenj te europes dhe ndoshta ne bote. sic jane lirite ne kosove te jene kudo, ne Vorio epir ne presheve, ne bosnje ne greqi, ne himare ne presheve etj dhe jo ca te njerkes dhe ca te babes,,, o ke liri oske,,,

  • Duke shikuar video-reportazhet nga terreni, të cilat transmetohen nga televizione të ndryshme, më lindë një pyetje të cilës nuk po mund t+i gjejë përgjigje, edhe pse jam njohës i mirë kësaj lëmie. Si është e mundur që ata që tërheqin të “intoksikuari” nga zonat e “kontaminuara”, të mos mbajnë kundërgaz, përveç ndonjërit që mbanë ndonjë maskë të thjeshtë nga garza, e cila mbron vetëm nga agjentët biologjik dhe pluhuri. Si munden të punojnë në këto zona pa mbrojtëse të syve dhe për çudi sytë e tyre nuk shihet se lotojnë. Për mua kjo është diçka e dyshimtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *