Dëbimi i diplomatëve, Rusia thërret ambasadorin e Greqisë në Moskë

Ornela

Rusia ka thirrur ambasadorin e Greqisë në Moskë, për të protestuar vendimin e Athinës zyrtare për dëbimin e dy diplomatë rusë, duke i akuzuar se kanë tentuar që të bllokojnë marrëveshjen historike mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit.

Ministria e Jashtme ruse përmes një njoftimi ka thënë se ka thirrur në takim ambasadorin Andreas Fryganas për t’i shprehur kundërshtimin në lidhje me dëbimin e dy diplomatëve rusë dhe ndalimin që të hyjnë në Greqi të dy diplomatëve të tjerë.

Moska ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se qëndrojnë prapa këtij vendimi anti-rus të qeverisë greke, që ka ndodhur në hapjen e samitit të NATO-s më 11 korrik.

Qeveria greke kishte deklaruar më 11 korrik se ka ndërmarrë masa të nevojshme për të mbrojtur interesin kombëtar pas ndërhyrjes së zyrtarëve rusë në çështjen e emrit me Maqedoninë fqinje.

Televizioni publik grek ERT1 ka thënë se Athina akuzon dy diplomatët rusë për nxitje të protestave që synonin bllokimin e marrëveshjes me Shkupin.

Greqia dhe Maqedonia kanë arritur marrëveshjen për emrin, pas pothuajse dy dekadash, duke larguar kështu pengesën kryesore për ish-republikën jugosllave në rrugën për t’u anëtarësuar në NATO dhe Bashkimin Europian, gjë që kundërshtohet fuqishëm nga Rusia.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *