Pika e kalimit kufitar në Morinë të Kukësit po përballet me fluks tepër të lartë të shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë, Malit të zi dhe të turistëve të huaj.
Sipas Policisë Kufitare, 20 mijë persona dhe 6 mijë automjete kanë kaluar traun brenda 24 orëve.
Ky fluks i lartë hyrjesh për në Shqipëri ka sjellë edhe krijimin e radhëve te gjata, megjithëse autoritetet doganore dhe ato të policisë po mundohen të kryejnë procedura të përshpejtuara.
Sa i takon udhëtimit në rrugën e Kombit, raportohet se hasen edhe emigrantë kosovarë që jetojnë dhe punojnë në vendet e Bashkimit Europian, të cilët i drejtohen Kosovës për të kaluar pushimet.
s.a/dita
