Shkëlqeu në konferencën para finales së Botërorit, ja sa kushtoi veshja e Era Istrefit

Dita

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi ishte e ftuar dje në konferencën për shtyp të FIFA-s, për të folur rreth performancës që ajo do të realizojë ditën e diel në finalen e Botërorit 2018.

Istrefi shkëlqeu me kostumin jeshil, ndërkohë që, shumë kuriozë donin të dinin sesa kishte shpenzuar realisht ajo për veshjen e saj.

Për të shuar kureshtjen e tyre, ‘Whattheywearin’ ka shkruar se xhaketa nga Whyte Studio e Erës ka kushtuar 394,75€, atletet Gucci 1,200€, pantallonat 366€ dhe varësja J’adior 290€.

Pra për veshjen në total, këngëtarja ka shpenzuar plot 2251€.

Sa i takon veshjes që ajo të ketë për paraqitjen finale, Era do të ketë një veshje e cila mendohet se ka ardhur si produkt i shumë stilistëve.

s.a/dita

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *