Çifti i prokurorëve, Dritan Gina dhe Rovena Gashi kanë dërguar disa ditë më parë ankimim në Gjykatën e Strasburgut, ndaj mënyrës se si është hetuar figura e tyre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Gjykata e Strasburgut ka pranuar ta marrë në shqyrtim, nëpërmjet procedurës së njoftimit urgjent të autoriteteve shqiptare dhe kalimit në seancë gjyqësore me prioritet.
Ajo e ka regjistruar çështjen e tyre me nr. Nr.29943/18 “Gashi dhe Gina kundër Shqipërisë”, dt. 27.06.2018.
Dy prokurorët kanë ankimuar një seri procedurash ligjore, të cilat janë ndjekur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, si edhe nga Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm.
Duke qenë se Gjykata e Strasburgut ka ndër objektet e saj çështjen e procedurave të ndjekura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, prokurorja Rovena Gashi i ka kërkuar zyrtarisht KPK-së që të pezullojë procedurat e mëtejshme të verifikimit, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Në ankimimin e tyre, çifti i prokurorëve Gashi-Gina kanë argumentuar se institucionet kanë dështuar që t’i sigurojnë një proces të rregullt ligjor, si gjatë procesit të rivlerësimit, ashtu edhe në procesin penal.
- Subjektit Rovena Gashi nuk i është siguruar gjatë Vettingut një trupë gjykuese e pavarur dhe e paanshme, pasi në përbërje të trupës gjykuese të këtij subjekti ka qenë në pozicionin e Relatores komisionerja S.ZH, e cila është në kushtet e konfliktit të hapur të interesit me prokuroren.
Gashi dhe Gina i referojnë Gjykatës së Strasburgut se edhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka dështuar të identifikojë dhe të sugjerojë masat përkatëse për komisioneren, pavarësisht faktit se ONM është vënë në dijeni të fakteve dhe provave nga subjekti Rovena Gashi.
- KPK ka shkelur detyrimin e konfidencialitetit, duke shpërndarë informacione dhe akte zyrtare që ka administruar gjatë hetimit rreth subjektit Rovena Gashi, informacione për të cilat vazhdonte procesi i verifikimit.
- Shkeljet e procedurave gjatë procesit të rivlerësimit të subjektit Rovena Gashi kanë qenë vendimtare për shkatërrimin e pozitave të subjektit të rivlerësimit në drejtim të të trija kritereve, në raport me kriteret që ky subjekt u përfshi në procesin e Vettingut.
Subjekti Rovena Gashi është aktualisht e pezulluar, për shkak se Prokuroria e Durrësit e ka akuzuar për fshehje pasurie, në bazë të një hetimi të nisur nga disa dokumente të publikuara nga media, të dorëzuara nga prokurorja në mënyrë ekskluzive pranë Komisionit të Vettingut.
Aplikantët argumentojnë se edhe në procedurat e ndjekura nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ndaj ankimit të tyre për pezullimin nga detyra, iu është mohuar në mënyrë flagrante dhënia e drejtësisë, për shkak të pamundësisë për të kundërshtuar në rrugë gjyqësore urdhërat e pezullimit.
s.a/dita

Mafia me e madhe sot ne Bote eshte ajo e Drejtesise .
kta funderina grumbulluan Miljonat ne Shqiperi dhe tani
do shkojne ke prifti te kungohen .
Kur ta kuptojne shhqiptaret e shkret lojen qe luajn Bota ,
sdo ti ket ngel me pende ne trupe .
Strasburgu nuk mund të imagjinojë dot gjyqtare hajdutë dhe të korruptuar si këta . Atje merret si baze se gjyqtari eshte shembelltyra e ligjit dhe ndershmerise. Per degjeneratat duhet sheshi Greve, jo strasburgu