Muaji gusht, veç rritjes së numrit të pushuesve në plazh po shoqërohet dhe me rritjen e interesit të turistëve për të vizituar sitet arkeologjike të qytetit bregdetar të Durrësit, ku Amfiteatri mbetet monumenti më i vizituar.
Problematike mbetet situata përsa i përket vlerave arkeologjike të cilat janë zbuluar gjatë gërmimeve të pallateve dhe nuk janë konservuar apo vënë në dispozicion të vizitorëve, por përkundrazi po shkatërrohen.
Ndërkohë gjatë këtij sezoni, Muzeu Arkeologjik nuk u vu në dispozicion të vizitorëve, në një kohë që sipas informacioneve më të fundit po punohet që në muajin Shtator, Muzeu të vihet në efiçencë. Në këtë Muze ndodhen disa prej thesareve arkeologjike të Durrësit.

Me sa di une gjithe vendet rreth e rrotull nesh I kane restauruar dhe kthyer amfiteatrot ne gjendjen e tyre origjinale dhe I perdorin per aktivitete nga me te ndryshmet. Cudi e mdhe qe ne flasim vetem per turizem dhe asnje gje koinkrete nuk bejme. perse nuk restaurohet kjo veper ….te pakten t’i vihen shkalle per tu ulur “spektatoret” e te futet ne fuksionim. dihet qe ne jemi qeverisur nga kriminele te krisur e te paafte qe vetem vodhen e vrane per 20 e ca vjet…tani eshte e domosdoshme qe ketyre pasurive t’u kthehet shkelqimi I humbur ne shekuj dhe t’i sherbejne turizmit 100%. investimet qe do te behen per t’i kthyer ne gjendjen origh^jnale do te rikthehen 100-fish nga turistet e shume qe me kuriozitet do t’i vizitojne. Tani per tani keto vepra jane ne gjendje te mjerueshme.