Vajza që tronditi botën me lotët e saj, ribashkohet me nënën

DITA Online

 

Vajza 6-vjeçare nga El Salvadori, që tronditi botën me lotët e saj pasi e kishin ndarë nga familja në kufirin midis SHBA-ve dhe Meksikës është bashkuar më në fund me nënën.

Alison Jimena Valencia Madrid ishte regjistruar nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut teksa qante e vetme në kampet që presidenti amerikan Donald Trump ngriti në kufi, ku fëmijët ndaheshin nga prindërit në kuadër të politikës “Zero tolerancë” për emigracionin e paligjshëm.

Audioregjistrimi i Alison u bë viral duke u shpërndarë nga mediat amerikane dhe çoi në një reagim të ashpër të opinionit publik kundër Trump.

https://www.youtube.com/watch?v=CoBP_6J-kA8

Pasi qëndruan një muaj të ndara vajza Alison dhe nëna Cindy Madrid, janë ribashkuar të shtunën në mbrëmje në Hjuston dhe vogëlushja duket tepër e lumtur në krahët e saj.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *