Kalaja e Tiranës kthehet në zonë pedonale/ Veliaj: Ruajmë të vjetrën kur përcjell histori

DITA Online

 

Pas Sheshit “Skënderbej” dhe Pazarit të Ri, Tirana do ketë një tjetër hapësirë pedonale.

Kalaja e vjetër e Tiranës do t’i kthehet qytetarëve të saj si një hapësirë ku ndërthuret e vjetra me modernen, për të shërbyer si një mjedis kulinarie për gatimet tradicionale shqiptare, por edhe si një zonë për zhvillimin artizanisë, kulturës dhe artit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po kryhen në brendësi të mureve të Kalasë dhe u shpreh i bindur se ky projekt do të jetë xhevahiri i radhës për Tiranën.

Ai theksoi se kalaja e rinovuar do jetë gati brenda pak javësh, ndërsa tha se ashtu si Pazari i Ri, edhe kjo hapësirë do krijojë shumë mundësi punësimi dhe të bërit biznes.

Veliaj shtoi se ky projekt është një shembull tjetër i suksesit që mund të ketë bashkëpunimi mes privatit dhe publikes.

“Për të gjithë ata njerëz që kanë alergji nga fjala partneritet publik-privat, duhet të vijnë të shohin këtë pjesë të Kalasë së Tiranës, ku pronarët origjinalë, pra familja Toptani, me qeverinë lokale dhe qendrore, bashkëpunojnë në këtë partneritet publik-privat, që pronën e tyre private ta vënë në shërbim të publikes, si një mjedis për kulinari për gatimet shqiptare, për artizanët, për art dhe kulturë, si një mini-pallat pionerësh për kurse dhe muzikë, e për të ruajtur traditën tonë dhe një hapësirë fantastike midis Tiranës moderne të kullave, të shumëkatësheve ultramoderne, me Tiranën tradicionale. Pra, çfarë është për të ruajtur të ruhet dhe t’i kthehet publikut!”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se pavarësisht debateve, edhe Teatri i ri Kombëtar do jetë një sukses më vete, që do sjellë një godinë moderne dhe me të gjitha kushtet për ata që luajnë në skenë dhe spektatorët.

a.s/dita

Share This Article
11 Comments
  • Po me ate klubin qe eshte ndertuar mbi miret e kalase cfare do te behet? Apo sdo kryeministri tja prishi qejfin agallareve te rinj qe kane shkatarruar kalane?

  • Ik nga qendra dil me tutje dhe pastaj te shohim “xhevairet e tiranes”jo shume larg po tek drejtoria aluiznit ato banja qe ju I thoni publike po qe nuk Jane as per qent e rruges.

  • Gur gur behet murr…thote populli. Gezohuni me te miren sa do e vogel se ajo sjell te tjerat, dhe mos kerkoni te ligen si gjilperen ne kashte se e liga do tju ndjeke.Veliaj eshte me culture amerkane ku zbaton ate qe Amerika e ka bere vite me pare. Urimet me te mira

  • Kesaj i thone:

    TE MBULOSH “MUTIN” ME “KAKE”

    Bosat e drogave te forta perdorin kete strategji kur duan te kalojne ne dogane nje kamion me droge, heroine apo kokaine, plot e perplot:

    Ne piken kufitare futet nje veture me disa pako droge dhe doganieret vigjilente HOP! e kapin me presh ne duar kontrabandistin e poshter, ne dogane behet zhurme dhe gjurulldi e madhe dhe nderkohe kamioni me plot dhe perplot droge te paster kalon pa problem.

    Kete strategji te sprovuar nga Rilindja Enveriste po perdor edhe Lali Eri i Edvin Droges,

    por:

    A KA KUSH T’I BESOJE?

  • Kalaja , nji nga objektet me te vjetra te Tiranes qe u grabit nga Toptanet edhe si truall deri edhe guret e saj i muaren per te ndertuar “sarajet” e tyre , duke shkaterruar muret e kalase dhe duke i hequr keshtu kryeqytetit objektin me te rendesishem te saj : keshtu ka mbetur Tirana me kullen e sahatit dhe Xhamine qe nuk thone asgje!

    • Or Car, nuk kishte Tiron kur eshte ndertuar kalaja. Toptanet e ndertuan kur themeluan Tironen.
      Na mbyten katunaret! Mire qe erdhet ne Tiron, por te pakten integrohuni, mesoni historine.

      • E mer ti pyke, kalaja eshte e perjudhes bizantine, ndersa Tirona ka ekzistuar shume me pare se te ekzistonin Toptanet.
        Toptanet jane nje entitet i paperfillshem me fillimet apo ekzistencen e Tirones

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *