Hetimi Tatimor vijoi edhe këtë fundjavë verifikimin e subjekteve në sektorin e turizmit.
Strukturat e specializuara zhvilluan kontrolle në rajonin e veriut në zonat turistike të qarkut Shkodër e Lezhë, nga Velipoja në Tale e Patok, si dhe në zonat malore të Valbonës, Razmës e Thethit.
Që nga data 22 qershor e në vazhdim, nga kjo drejtori, u verifikuan në total 397 subjekte, nga të cilat, 186 u gjobitën me një vlerë prej rreth 6.9 milionë lekësh.
Kontrollet vijojnë dhe në bregdetin e Jugut ku Tatimet njoftuan se kanë bllokuar 7 hotele të cilët ushtronin aktivitet të paregjistruar në Drejtorinë e Tatimeve.
Sipas kësaj drejtorie hotelet janë gjobitur kryesisht për mos-lëshim kuponi tatimor punonjës të padeklaruar, mallra pa faturë por edhe për mos-mbajtjes së pajisje fiskale në punë.
Disa prej hoteleve të bllokuara nuk ishin regjistruar pranë organeve tatimore.
l.h/ dita

q…. mamane ketij populli, te te quaje baba
rrofte populli shqipetar trim dhe heroik