Peshkopi, grabitësit sulmojnë banesën, plagoset djali i familjes

Leda Hysa

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Brezhdan të Peshkopisë. Grabitësitë kanë hyrë në banesën e familjes Selishta dhe kanë plagosur  djalin e familjes.

Sipas burimeve policore, 29-vjeçari, Ersen Selishta është përleshur me autorët dhe ka marrë plagë në dorë, pasi autorët kanë shkrepur armën.

Dy personat e maskuar kanë hyrë brenda dhe pasi i kanë vënë armën në kokë kryefamiljarit kanë marrë një shumë lekësh dhe një aparat celular. Në këtë moment ka ndërhyrë djali, i cili u plagos.

Pasi Selishta mjekoi dorën në spital u largua për në shtëpi.

Për këtë ngjarje, policia ka shoqëruar disa persona që dyshohet se kanë dijeni apo lidhje me autorët, ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *