Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Kalabrisë në Itali.
Sipas të dhënave viktimë e aksidentit kanë qenë burrë e grua, si edhe foshnja e tyre.
Ata ishin nisur për pushime, ndërsa janë përplasur me një makinë tjetër, e cila udhëtonte në drejtim të kundërt.
Mësohet gjithashtu se në makinën tjetër ka të lënduar rëndë.
Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.
l.h/ dita
