Festimet për Botërorin shënojnë 2 viktima në Francë

Leda Hysa

Fitorja e Francës  nuk kaloi lehtë për tifozët francezë, duke lënë të vdekur dy persona.

Në Oise, një burrë humbi jetën duke festuar fitoren e Francës në timon. Ai u përplas dhunshëm me një pemë dhe nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Në Annency, një 50-vjeçar vdiq pasi u hodh në një kanal të cekët.

Ndërkohë, në Paris, Lion, Marsejë dhe qytete të tjera ka pasur incidente të tifozëve me policinë. Gjithashtu, grupe vandalësh kanë përfituar nga rrëmuja e përgjithshme për të grabitur dyqanet.

Në orën 22:00 raportohej për dhjetëra persona të arrestuar në këto qytete.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *