Shorti date 15 Korrik 2018
Dhjetëra fitues të shpallur nga përzgjedhja rastësore e kontrabiletave kanë mundur të fitojnë edhe përgjatë shorteut të djeshëm, dhuratat dhe çmimet e lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare, teksa me mijëra kanë qenë edhe të përzgjedhurit si fitues të çmimeve të dala nga shorteu i goglave për bingon e madhe të javës që lamë pas.
Loja telefonike ka shëtitur në shumë qytete të vendit, duke zgjeruar edhe më tej larmishmërinë gjeografike të fituesve. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të parë të lojës, Agimin në qytetin e Kuçovës.
Me përzgjedhjen e dy zarfeve më të preferuara, ai ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 50,000 lekësh. Loja më pas është ndalur në kryeqytet, duke shpallur Nobin si fitues të radhës, i cili në betejën me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, ka siguruar shumën prej 80,000 lekësh. Një tjetër fitues i është bashkuar lojës telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe.
Kësaj here bëhet fjalë për Mentorin, i cili ka tentuar të gjurmojë se në cilin prej zarfeve fshihej makina “Hyundai”. Por, ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfin e duhur, me përzgjedhjen e bërë, ai ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 40,000 lekësh. Më pas loja është ndalur në Shkodër, duke shpallur Isain si fitues të radhës.
Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, ai ka siguruar nga loja më popullore e fatit në vend shumën prej 40,000 lekësh. Beteja me çmimet e zarfeve ka vijuar edhe në telefonatën pasardhëse, ku Pjetri në kryeqytet, ka fituar shumën prej 50,000 lekësh.
Dila në Laç ishte fituesja e fundit që ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve fshihej makina, por që me përzgjedhjen e bërë ka siguruar shumën prej 60,000 lekësh. Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,165,900 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës shkon në qytetin e Durrësit, ku dhe rezulton të jetë blerë edhe bileta fituese.
Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 12316 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 179 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos shumën prej 2460 lekësh. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë. Konkretisht bëhet fjalë për 10 fituesit e çmimit prej 20,000 lekësh.
Fituesit e shorteut të djeshëm mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara.

