Në shtator, Qeveria do të rishikojë ligjin për koncesionet duke përjashtuar të gjitha ofertat e pakërkuara, një kërkesë kjo e përsëritur edhe nga FMN.
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Erjon Braçe bëri të ditur nismën pas një debati të zhvilluar me opozitën.
Deputetja e PD, Jorida Tabaku, akuzoi mazhorancën për abuzime me projektet Partneritet Publik Privat.
Por Erjon Braçe deklaroi se diskutimet do të nisin në sesionin e ardhshëm.
Sipas tij ligji aktual është ai i miratuar prej qeverisë Berisha.
Ndërkohë drejtorja e Komisionit të Prokurimit Publik kërkoi shtesë personeli me 6 punonjës pasi janë shtuar ankesat.
Në 6 muaj në këtë institucion, janë regjistruar 448 ankesa.
o.j/dita

Do japin edhe popullin me koncension.
Dmth. deri ne Shtator , e sigurt qe nuk mbetet me asgje per te dhene me koncension , pervec monitorimit te numrit te te berit dashuri te te martuarve.
Dhe me e bukura : Nuk harrohet te permendet edhe kete here Fajtori Sali.
Hahaha si tallen rilindjotet me popllin. Po edhe ajo e teatrit eshte nje oferte e pakerkuar. Tani si thoni ju shoke kriepsikoja do te terhiqet nga gjithe ajo pune qe beri per te realizuar paranojat e tij dhe per te kenaqur egon dhe etjen per para? Vetem niveli i Netit, Unit e ndonje militanti tjeter i beson keto gjepura.