Zbulohet receta e bukës prehistorike

Dita

Shkencëtarët kanë zbuluar recetën për bukën më të vjetër në botë, që daton më shumë se 14.000 vjet më parë.

Receta është e tillë: miell nga gruri dhe elbi i egër, pluhur nga rrënjët e bimëve dhe ujë.

Buka e pjekur asokohe ishte e sheshtë dhe jo e fryrë me maja, sikurse është buka e sotme.

Shkencëtarët kanë zbuluar edhe dy ndërtesa, që përmbanin një oxhak të rrethortë me gurë.

Ata janë hasur në këto oxhaqe me thërrimet e bukës, të cilat u analizuan menjëherë me mikroskop.

Mostrat e bukës treguan shenja të bluarjes, sitjes dhe përzierjes.

Dr. Amaia Arranz-Otaegui e Universitetit të Kopenhagës, e cila zbuloi thërrimet e bukës, tha se kjo ishte gjëja e fundit që ata prisnin të gjenin në vend.

“Buka është një lidhje e fuqishme midis kulturave tona të së kaluarës dhe ushqimit të tanishëm”, është shprehur ajo.

s.a/dita

Share This Article
2 Comments
  • …… dhe para 14 mije vitesh njerezit kane ngrene mut, ky eshte evolucioni dhe lidhja e fuqisheme midis kulturave tona te se kaluares dhe ………

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *