Kur kanë mbetur rreth dy javë nga mbledhja e parlamentit të ri, dhe Partia Demokratike lë qeverisjen, Dashamir Shehi sugjeron një opozitë të fortë dhe konstruktive, që duhet përqendrojë energjitë e saj tek reformat kushtetuese. Ai vlerëson se janë të domosdoshme ndërhyrjet në ligjin e zgjedhjeve dhe në ndarjen administrative të vendit.
“Janë çështjet kushtetuese, janë çështjet e administrimit të shtetit, janë çështjet elektorale, janë çështjet e administrimit të territorit të Shqipërisë që është një nga difektet më të mëdhaja ku shteti shqiptar difekton në mënyrë të dukshme, a do vazhdojmë me 400 komuna e bashki? Këto duhet të jenë flamujt e opozitës. Sigurisht kjo nuk është e lehtë sepse deri dje ishte qeverisëse”- thotë Shehi.
Por kjo lloj opozite sipas Dashamir Shehit kërkon një riorganizim të së djathtës, personazhe dhe ide te reja dhe shmangie të të bërit politikë rurale.
“Kjo maxhorancë që ishte sot ka takuar fundin. Kaq poshte nuk ka qenë ndonjëherë në 20 e ca vjet. Tani i takon ngjitja, por ngjitja do të bëhet me personazhe të reja, ide të reja. Largohet nga kjo butafori politike, pak rurale”- thotë Shehi.
Por a mundet Lulzim Basha të ushtroj detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike, me Sali Berishën ende aktiv në politikë?
“Unë e gjykoj që zoti Basha i ka të gjitha mjetet e nevojshme. Është kryetar i partisë më të madhe opozitare, është kryetar i bashkisë më të madhe të Shqipërisë. Berisha në një farë mënyre është larguar”- thotë Shehi.
Në zgjedhjet e 23 qershorit Partia Demokratike kërkoi marrjen e një mandate të tretë por shqiptarët votuan aleancën e majtë duke i dhënë asaj 83 mandate. Tashmë demokratët në opozitë do të synojnë drejt pushtetit me një kryetar të ri i zgjedhur pas doreheqjes së Sali Berishës që mori përgjegjësinë për humbjen e zgjedhjeve./AS

Me po te njejtat fytyra nuk behet me opozite o Dash Shehi. PD duhet te beje nje reforme jashtezakonisht te thelle, dhe nje analize shume serioze mbi humbjen. Ndryshe, kjo Parti i ka te sigurta mbi 20 vjet ne opozite!
Dash Gozhda te ka mbetur goja shtembet qe kur mbaje ne goje gozhdat dhe riparoje divanat e shoqerise ne kohen e Enverit. Me gjithe se ka 23 vjet demokraci, ti po shtrembet flet, cfare bere 8 vjet me Salen ne pushtet, apo sa te rregulloji gruan tende ne pune me rrogen mbi 1 milion leke, e mbylle squpin e vetem muhabete kafesh di te te flasesh, se aty e ke zyren. Tani topi eshte te kembet e Rames dhe e di vete ai si do te luaj dhe si do t’a gjuaj, s’ka cfare te beje Sali Ver Llapa ne opzite, se e majta i ka te gjitha numrat ne Parlament, per te permbysur ato qe na ka lene diktatura Saliniste dhe bythelepisit e tjere si puna jote. Toc.
Ky ka vendosur si duket,ti dale edhe ajo pak yndyr qe i kishte mbetur.Shqiperise i duhet nje opzite dhe pozite e forte dhe konstruktive,qe ta doje vendin e vet,qe te luftoje korrupsionin e krimin e organizuar niveli i te cileve rezikon ekzistencen e Kombit,pasi kjo eshte edhe porosia e miqve tane natyrale.Por a mundet valle qe te korruptuarit te cilet jane akoma aktualisht ne lidershipin e opozites te ardhshme,dhe nje pjese edhe ne poziten e ardhshme te kene deshire per ta pare Shqiperine Zonje ?Kete gje duhet te na e thote Dashi i cili ka punuar si zevendeskryeminister i nje qeverie,e cila kishte si moto :”Individ i forte,Shtet i dobet”.Pra Dashi qe mos duket me si “Macok lokalesh”,duhet te heshte kur ska gje per te thene,ose kur nuk ja mban per te thene,pasi barkun e ka akoma plot.