Duke e vlerësuar se deri tani gjuha e përdorur në shkresat shtetërore ka qenë një deformim i shqipes letrare, Rama ka kërkuar që çdo institucion shtetëror të asistohet në formulimin e shkresave nga redaktorë të gjuhës shqipe.
Kryeministri i zgjedhur ka kërkuar përgatitjen e një konkursi për 24 redaktorë të gjuhës shqipe. Mësohet se në kryeminstri dhe në çdo ministri do të vendoset nga një redaktor për të siguruar seriozitetin e gjuhës zyrtare dhe për t’i dhënë fund masakrës së shkresave të shtetit shqiptar.
Ndërsa një ekip prej tre redaktorësh do të shërbejnë si njësi kontrolli e gjuhës së shkruar shqipe në çdo dikaster dhe agjensi. Rama ka kërkuar vendosjen e gjobave për shpërdorim letre dhe kohe për hartuesit e dokumentacionit që bëjnë gabime drejtshkrimore në shkresat zyrtare. Duke e theksuar shpesh se shteti ynë duhet të jetë i vetmi shtet në Europë ku ka një kaos të vërtetë në paraqitjen dhe në shkrimin e gjuhës, Rama beson se duhet një paraqitje dinjitoze për një shtet edhe në këtë element për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë gjendjes së rëndë të materialeve gjuhësore të dokumentacionit zyrtar.

Gjuhen shqipe?
Atehere eshte e vertete qe zyrat jane te mbushura me “shqip-foles” dhe jo shkrues.
Kjo inicjative eshte absurditeti me i madh qe kam degjuar. Nese nje person nuk di gjuhen shqipe ti tregohet dera apo me mire dritarja.
Ç’fare mund te thuhet per dokumentat zyrtare ne gjuhet e huaja: per çdo gjuhe do kete 24 linguiste-redaktore ne dikasteret e Rames qe po na zhgenjen.
Ne B.E. gjuhet legale jane françezja, inglezja dhe gjermanja. Shtojme edhe gjuhen italiane, ate greke e keshtu me radhe.
Eshte mire te punesohen ta ashtuquajturit “madre-lingua” keshtu shqip-folesit e hedhur nga dritaret mund te punesohen privatisht tek kinezet, turqit, greket, vllehet, romet, azerbajxhanasit….
Ishte idea e Endri Fuges kjo apo e Saimir Tahirit?
Edi Edi Edi ne e shpordhuam Sali Rame Shiqere Berishen, rrezuam Dasaren nga moto-ujori e tani….?
Je komplet gabim
Kjo ide eshte shume e mire –dhe bravo i qofte atij qe i ka vajtur mendja
Redaktore per gjuhen duhet te kete neper institucione …ne kete menyre vendoset nje standart i larte i gjuhes ne letrat zyrtare dhe nga kjo gje mesojne edhe te tejret
Kjo eshte inisative shume e mire , per te ringjallur gjuhen shqipe ne standartet e saj letraro-zyrtare
Ke të drejtë Besiana të protestosh për këtë nismë të palogjikshme të kryeministrit, pasi, – siç thua, – mjafton t’u tregosh derën analfabetëve {që ti me një shqipe të masakruar i quan “shqip-folës” (shkruhet “shqipfolës”)} dhe të marrësh në punë njerëz që e kalojnë testin e drejtshkrimit dhe, ndoshta, edhe të sintaksës, për ta zgjidhur problemin.
Si problem ky është bërë gangrenë. Mjafton të shohësh shkresat që firmosin ministrat tanë dhe do të shohësh se aty mungojnë krejtësisht germat “ë” dhe “ç”, si dhe shenjat e pikësimit, çka nga pikëpamja ligjore i bën ato shkresa të pavlefshme, sepse, sipas Kushtetutës së RSh, “gjuha zyrtare në Republikën e Shqipërisë është shqipja” dhe me shqipe nënkuptohet shqipja standarde e jo ajo që dinë ministrat injorantë.
Fatkeqësisht, edhe ti, që me të drejtë i tregon kryeministrit sesi kjo plagë e institucioneve tona duhet të zgjidhet pa kosto të rënduara, do të ishe njëra prej atyre që do të “fluturonin” nga dritarja ose nuk do të pranoheshe në punë, pasi, në 10 rreshta, ke më shumë gabime sesa fjalë të shkruara saktë.
– “Ç’po ja fut pordhës ky idiot mendjemadh! Unë s’kam asnjë gabim.”, – do mendosh, kur ta lexosh këtë që po shkruaj.
Por fatkeqësisht, unë e kam drejt. Ndryshe nga analfabetët e tjerë, në shkrimin tënd mungon vetëm germa “ë”, kurse atë “ç” e përdor edhe aty ku s’duhet, siç është rasti i fjalës “françezja”. Për më tepër, janë një mori fjalësh që një shqiptar i shkolluar siç duhet, – jo me programet mësimore të sistemit “Part Time”, jo me shkollim në universitetet private dhe pa diplomë të blerë, – i di ndryshe dhe jo siç i shkruan ti.
Të bien menjëherë në sy një grup fjalësh që jo vetëm nuk bëjnë pjesë në shqipen standarde, por nuk besoj se janë as forma të ndonjë dialekti. Konkretisht: “B.E.”; “shqip-folës”; “ç’farë”; “dokumentat”; “françezja”; “inglezja” dhe “gjermanja”. Të gjitha janë të shkruara gabim! Duhen: “BE”; “shqipfolës”; “çfarë”; “dokumentet”; “frëngjishtja” ose “gjuha frënge”, “gjuha franceze”; “anglishtja” ose “gjuha angleze”; “gjermanishtja” ose “gjuha gjermane”.
Duke iu kthyer idesë tënde të shkëlqyer, më duhet ta përforcoj atë, duke marrë si shembull veten. Arsimimi im nuk lidhet me filologjinë, por shqipen e shkruaj dhe e flas ndoshta edhe më mirë se disa prej atyre që kanë një diplomë të tillë. Unë kam bërë gjuhë shqipe në tetëvjeçare dhe në shkollën e mesme, ndaj nuk do më falej nëse do ta masakroja, ashtu siç nuk i falet asnjë shqiptari që pretendon se është i shkolluar dhe atdhetar!
@ SHQIPTARIN – që shkruhet shqipëtar!
Ke të drejtë filologjikisht zoti shqipëtar, gabimet i bëra nga shpejtësia e nuk besoj të jem nga ata që duhet të hidhen nga dritarja. Mënyrën e saktë të të shkruarit e thashë një orë para komentit tënd (shiko më poshtë).
Një gjë do shtoja: krijimi i kësaj figure “redaktor i gjuhës shqipe” saktëson atë që shumë nga ne e mendojnë po nuk e shprehin – ministrat e rinj paskan nevojë per redaktorë të shqipes!
Unë mendoj që Edi Rama është shprehur jo qartë per këtë figurë, atij i duhet një “letër-mirë-shkrues” per: e para një letër sekrete nuk mund të kalojë në duart e kujtdo, e dyta edhe në vëndet perëndimore janë të pakët ata që kanë dhuntinë të shkruajnë një letër elegante.
Për këtë janë krijuar programe me “letra standart” që ndihmojnë edhe “të hedhurit nga dritarja” të bëjnë pjesë në “elitën” e “letër-mirë-shkruesve”.
@BESIANA
Nga SHQIPTARI që shkruhet “SHQIPTAR” dhe jo “SHQIPËTAR”
Qenke analfabete e pakorrigjueshme ti Besiana! Ndonëse je përpjekur dhe ke hapur fjalorin për të shkruar përgjigjen ndaj meje, duke pasur besim tek vetja, ke harruar të kontrollosh se emri “SHQIPTAR” nuk shkruhet “SHQIPËTAR”! Themi SHQIPËRI, por nuk themi SHQIPËTAR
Nga ana tjetër, nuk kishe përse më sqaroje mbi idenë tënde, pasi unë isha plotësisht dakord me të. Pra, që analfabetët, të cilët vegjetojnë prej 23 vitesh në administratë, të flaken nga dritarja dhe jo të rëndohet xhepi i SHQIPTARËVE me redaktorë!
Ai pozicion nuk ka lidhje me shkruesit personalë apo me shkresat sekrete. Ai është një pozicion që të paktën në KM ka funksionuar deri në kohën kur filloi punë qeveria “Nano 2”. Tosi e largoi pasi s’mund të duronte që t’i korrektoheshin shkresat, ndonëse as shqipen, ashtu si edhe gjuhët e huaja, nuk është se i flet shumë mirë, për të mos përmendur shkrimin e tyre. Kjo nuk është një shpikje e z. Rama. Rama në atë kohë ka qenë ministër kulture, mund ta ketë provuar anën pozitive të pranisë së një redaktori nëpër institucione. Ndonëse jam kundër dhe përkrah idenë time, ajo përvojë ka qenë tepër pozitive, sepse shkresat nga KM nuk dilnin të shkruara kinezisht, siç vijojnë të dalin edhe sot e gjithë ditën.
Përdorimi i germës “ë” e ka bërë më të lexueshëm dhe më të kënaqshëm për syrin komentin tënd. Sa për programet, nuk ka të tillë që mund t’i shërbejë një analfabeti! Programi nuk ta zëvendëson trurin e nuk ti shton dijet!
Bëhet fjala ta dish shqipen në mënyr perfekte, pasi ke të bësh me një dokument zyrtar. Ja psh, me një lexim të shpejtë që i bëra komentit tënd dhe vura re disa gabime drejtshkrimore, që unë nuk jam e gjuhësisë.
Çfarë*, t’i etj
fjalë*
Shume,shume mire.Shyqyr qe u kujtua per kete gje. Nuk ma merrte mendja se kaq shpejt do te kujtohej kryeministri i ardhem per kete.I lumte!
Hahahahahhaha metode e rrafinuar per tju vene drune malokeve. maloket edhe sikur te vdesin se mesojne dot shqipen.
ahahahahah pikes i ke rene more drini ka malok ketu ku jam ne itali dhe italishten e flasin malokshe e kane shume te veshtire per te mesuar.
Ky veprim i Kryeministrit në ardhje Edvin Rama, i gëzon të gjithë ata që mendojnë, veprojnë dhe që jetojnë shqip, si dhe që nuk ndihen më më pak vlerë se popujt tjerë evropian
besiana agushi me ben cudi sesa u shqetesuat dhe me keqja absurdja qe ju duket ju pa na i spjego ti qe qenke kaq e befasuar mos je nga ato rifuxhot e universiteteve qe kane mbire si kerpudhat pas shiut jo nuk eshte ky problemi ,por problemi eshte se ju kini frymen e kundershtimit dhe futjes se shkopinjeve ne rota ,,kjo ka shume te mira qe gjuha te shkoje drejt sndartit sepse zyrtaret tone perte trguar se jane nga obsidenti dhe kane kane kulture perendimore pa me thuj zotrote qe je kaq e shqetesuar fjala absurd c fare fjale eshte shiko punen tende dhe mo na u hiq sikur ke zbrittur nga planet tjeter nuk ka mbetur rama dhe ekipi i tij ti japin mend ti apo une ai i ka dale per zot kesaj pune dhe ne duhet te presim ..dy shqiptare nuk i gjen ne nje mendje ti perket atyre qe qe shqipetareve qe pergojos faiku yne i madh ,,prandaj ri urte se nuk te ve njeri ne reference tung
Besiana Gushi, nje nga ata shqipfoles jeni dhe ju ( ne kuptimin e mire, nese mund te kete nje te tille, te fjales).
Nuk shkruhet shqip-foles me vize ne mes, nuk eshte iniciative por ndermarrje, veprim, nuk eshte absurde por qesharake ose pa kuptim, nuk eshte linguist por gjuhetar, nuk shkruhet françezja inglezja dhe gjermanja por gjuhet franceze angleze dhe gjermane. Po ashtu ne shqip shkruhet gjuha e nenes jo madre-lingua (lingua madre). Shpordhuam? As kjo nuk eshte shqip, ndoshta eshte nje krijim i ri letrar.
E kuptoni perse duhet nje pastrim i gjuhes nga gjithe keto fjale qe skane asnje kuptim keshtu si vendosen ne Shqiperi? Mos e beni si dikur nje ish minister i jashtem qe ndante shqetesimet dhe preokupimet me popullin shqiptar (pika i rente, preokupim= shqetesim ne shqip).
Eshte momenti qe te filloje nje pastrim rrenjesor i gjuhes, por duhet te filloje sa me pare qe te kapim kohen e humbur.Duhet patjeter te vazhdoje me kanalet televizive dhe me shtypin e perditshem, rremuja qe kane krijuar nuk pasqyrohet kollaj ketu.
@ALTIN GJON BUZUKUN & GRAMOZIN E P.DHEVE NEPER TLINA
Bravo nipi i Gjon Buzukut ne se ka nje shqip-foles me te vrazhde ne kete tymnaje cubelesh te klubit “si ti japim maceve per te pire uje me luge” je pa asnje dyshim ti Altin=Gjatesor.
E shikon qe shqip-folja yte fillon qe nga emri.
Pastaj mund te shkruhet edhe gjuhet legale jane frengjshtja, anglishtja dhe gjermanishtja, si thua ti nipçe i Buzukut?
Pastaj gjuha e nenes eshte me e drejte te shkruhet siç e cilesonte Naim Frasheri: gjuha mëmë.
Krijova gjithashtu edhe idene qe ndonje faqe e fjalorit ta kane ngrene dhite kur i kullosje ne mes te fushave me lule qe te rrijne ne tru dite e nate: inicjative mund te shkruhet nisme per rastin e marre ne shqyrtim.
Dhe per te mbetur gjithnje ne teme per Gramozin: shpordhim d.m.th. ne menyre figurative flakje e nje sendi-personi me anen e forces se pordhave, si edhe e kam shpordhuar edhe nje here tjeter Gramozin e pordhave neper tlina.
Besiana, me sa duket nuk paske kuptuar fare ate qe shkrova dhe paske kaluar gerxheve per tu shprehur. E para, une nuk doja te fyeja askend, aq me teper juve, si duket nuk ja kam arritur qellimit.
Nuk kisha ndermend aspak te korrigjoja ato qe shkruani, thjeshte doja te vija ne dukje gabimet qe bejme ne jeten e perditshme me gjuhen tone. Megjithate, nuk me ngelet qejfi, duke lexuar nga sa shkruani me poshte po kuptoj qe nuk ka pse te zgjatem me teper (nuk do te ishte keq te kullosja dhite ne vendin tim, fatkeqesisht kam 22 vjet qe nuk banoj aty).
Per shqiptarin:
Keni te drejteper gemen ë por duhet te bej nje pune te trefishte per ta shkruar dhe me duhet te rri mbi kompjuter per te shkruar dy rreshta. Sa per Ç nuk kam asnje problem, thjeshte me siper nuk kam shkruar asnje fjale qe te kerkoje germen ne fjale. Megjithate, faleminderit, eshte e drejte.
PER ALTIN-GJATESORIN
Kane kaluar me shume se tridhjete vjete qe kur nje nate arrita te parkoj makinen time dy hapa nga “Rrockfeleer plaza” ne New York. Isha me shume kurioze te shihja nga afer kete simbol amerikan. Per habine time, ndersa sillesha rrotull sheshit te saj te mbojtur nga nje bordur, pashe ne nje nga flamur-mbajteset te valevitej flamuri yne. Nje kristal loti rreshqiti ne faqen time. Ish koha kur ti Altin-Gjatori pordheshites mbathje pantallonat me harrna pas bythe e qetheshe zero per te hequr morrat qe aq shume te adhuronin.
E kur bej ndonje gabim ne te shkruar (tani po perdor vetem tastieren pa “ë”-te) nuk eshte se kam harruar gjuhen time po per shpejtesi dhe asgje tjeter.
Une nuk di ku jeton ti tani, e rendesishme eshte te mos gres bishtin lart si te cjapit se eshte me rrezik.
Behu me modest dhe kujto nga sa te thashe me lart.
Shiko se paska dale treni nga shinat. Si fillim lexo me mire sepse po ben nje lemsh qe sja gjen dot fillimin as ti, e dyta edhe te fyesh nuk ja paske idene. Kjo menyre te shkruari, te pakten mua , me jep pershtypjen sikur po flas me dike te zhytur deri ne gryke ne gropen e moralit qe le te kuptosh. Jepi drejtim se mire e paske, na tregon dhe Rockefeller Plaza, besoj se je duke enderruar shume larg.
Për të gjithë ata që duan të shkruajnë shqipen standarte,duke përdorur ç-në dhe ë-në nga tastiera më lejoni t’ju një mënyrë që ua mundëson këtë gjë…
Kliko tek “My Computer”,majtas kliko tek “Change a setting”,pastaj kliko tek “Date,Time,Language and Regional Options”,pastaj kliko tek “Regional and Language Options”,pastaj kliko “Languages”,pastaj “Details”,pastaj “Add”,kliko tek ashensori dhe zgjidh “Albanian” pastaj shtyp ok..Në desktop djathtas poshtë do të dalin dy ikona:sq dhe en.
Kur të jesh duke shkruar bëj aktiv sq,që do të thotë po shkruan me tastierë shqipe.Gërmën ë e gjen ngjitur me gërmën L dhe gërmën ç ngjitur me gërmëm P.Në disa raste ndodh që tek Y-ja gjejmë Z-në dhe tek Z-ja gjejmë Y-në..
Ta duam gjuhën shqipe me të gjitha shkronjat e saj…
Ka një mënyrë edhe më të mirë, që vlen për të gjithë, si për ata që janë të familjarizuar me kompjuterin, ashtu edhe për ata që s’janë.
Ndiqni këtë lidhje:
http://www.pasioni.net/component/content/article/67-shkarkime/501-tastiera-shqip-falas-nga-pasioninet dhe shkarkoni programin që ua kthen tastierën në mënyrë automatike të përshtatshme për përdorimin e të dy germave, duke bllokuar (zhbllokohen me çaktivizim) vetëm butonat “[” dhe “]”.
I dashur Bertoja, – siç thua, – “ta duam gjuhën shqipe me të gjitha shkronjat e saj”, por të mos i përdorim ato vend e pa vend.
Shkruhet “germë” dhe jo “gërmë”.
Kurse kjo lidhje është për drejtshkrimin në programin “winword”:
http://gjuhashqipe.com/softuere/softuere.aspx?ida=26
Pellazg meqë je më i vjetër(duke u nisë nga emri që mban)e pranoj vërejtjen tënde..
Edhe ti duhet të mësosh se nuk shkruhet “ish ministër”, por “ish-ministër”, i dashur Altin. Të lutem mundohu të përdorësh germat “ë” dhe “ç”, se pastaj nuk kanë më kuptim idetë e tua të vyera!
Redaktoret e gjuhes shqipe kane qene ne cdo institucion dhe neper gazeta e revista, redaktori nuk shkruan, por korigjon fjalet duke hequr ato fjale te huaja, por dialektizmat dhe duke i zevendesuar me fjalet ne gjuhen letrare shqipe.
Vertet te gjithe dine te flasin shqip dhe te shkruajne shqip, flas per ata qe punojne ne zyrat shteterore, por tagrin per korigjim ne drejtshkrimin e gjuhes shqipe e kane vetem ata qe kane mbaruar per gjuhe letersi, qe dine ti zgjedhojne foljet dhe dine kohet kur futet nje fjale dhe duke rregulluar fjalet sic jane ne drejtshkrim, jo duke i henger germat sic na bente zonja Topalli apo dhe tarallaku Berisha. Mos te flasim per me poshte qe na mbyti injoranca e shpellareve.
Kjo nisme e Edi Rames, do te tregoje se Shqiperia duhet rindertuar nga e para, aq poshte e uli shpellari Berisha me shpellaret e tij kete vend.
dua te degjoj komentin e shpellarit per kete nisme
bravo Edi, ju pergezoj
une e kam gjykuar qe mangesia jone me e madhe si komb
ka qene shkrimi shume i vone i gjuhes ne krahasim me kombet e tjere
TE lumte ! Por kjo pune duhet per cdo institucion ,edhe ne baze .Ke njerez qe nuk din as te flasin ,jo me te shkkruajne shqip …….Nje dite me ra ne dore ,nje fletore e nje nxenesi te ciklit te ulet ,dhe mesuesja kishte shkruajtur ,,,,Shum mire ! Kurse ne nje institucion ,nepunesja me tha :Kete gje qe kerkoni ,nuk mundem …por Capu me zyren tjeter ….. Nje rast tjeter ,drejtori po i theriste nje nepunesi ne kete menyre :Varu posht ,ne zyren time !! Per te qare e per te qeshur !!!
Shumë drejt e ke kur thua se “ka njerëz se nuk dinë as të flasin e jo më të shkruajnë shqip”. Në Vlorë flitet gjë shqipe tjetër nga ajo standarde?! Meqë ke marrë mundimin të komentosh, po të bëj favorin të të tregoj sesi duhej t’i kishe hedhur në letër (kompjuter në rastin konkret) idetë e tua:
“Të lumtë! Por kjo punë duhet për çdo institucion, edhe në bazë. Ke njerëz që nuk dinë (jo “din” as të flasin, jo më të shkruajnë shqip… Një ditë më ra në dorë një fletore e një nxënësi të ciklit të ulët, ku mësuesja kishte shkruar (jo “shkruajtur”) “Shum mirë!”. Kurse në një institucion, nëpunësja më tha: “Këtë gjë që kërkoni, nuk mundem … por Capu me zyrën tjetër …” Një rast tjetër, drejtori po i thërriste (jo “theriste”) një nëpunësi në ketë mënyrë: “Varu poshtë (jo “posht”), në zyrën time!! Për të qarë e për të qeshur!!!”.
Ata që guxojnë të komentojnë një temë të tillë, pavarësisht gabimeve drejtshkrimore dhe sintaksës, që mund të mos e kenë të mirë, të paktën të përdornin germat “ë” dhe “ç”, sepse ndryshe bëhen si “dhija e zgjebosur që e mban bishtin përpjetë”.
Do te jete nje nga shume me te mirat qe duhet bere.
Kjo eshte si te besh kozmetike nje trupi gjysme te vdekur. Duhet elektroshok perpara.
Mbas heqjes se fotos se ulokut nga te gjitha institucionet shteterore kjo inisiative perben nje nga ndermarjet me te medha.Gjuha shqipe duhet te ruhet me fanatizem.
Nuk e shikoj nismen si nje akte patriotik por ka te bej me shume dhe me karakterin juridik te shkrimeve. Nqs. gjuha nuk eshte e standartizuar, te gjtha shkresat zyrtare mund te interpretohen sipas deshires.
Shkresat zyrtare jo të shkruara në shqipen standarde, mund edhe të përcaktohen të pavlefshme juridikisht, pasi kushtetuta ligji njeh vetëm shqipen standarde në komunikimin shkresor ndërinstitucional, ku domosdoshmërisht hyn edhe përdorimi i germave “ë” dhe “ç”.
Shqetesimi i zotit Rama eshte i drejte. Gjuha shqipe ne shume raste flitet e shkruhet keq ne Shqiperi dhe akoma me keq ne Kosove. Kurse zgjidhje mund te madifikohet akoma duke futur Gjuhen Shqipe si provim te detyruar shteteror per te gjitha vendet perkatese te punes, si dhe ne programet mesimore te viteve te para te gjithe universiteteve.
Ide e shkëlqyer, e cila do ishte edhe e përkryer nëse do kishe përdorur “ë” dhe “ç”!
Altin bravo te qofte qe i tregove vendin kesaj besianes qe nuk eshte asgje vecse nje shqipfolese qe akoma nuk e di cfare do te thote fjala shqip.Bravo Edi je artist dhe fillimi i mbare gjysma e punes.
Mos je ti ajo Jona, Jona pa breke nen pantallona?
Edhe ty do te te dergojme me force te jetosh ne Qelbesire (Ura Vajgurore).
Kur te vesh ne banjon tende me dy gure si ajo e Sali Shiqere Berishes, pastrohu me dore e pastaj shkruaj ne murin qe te ndan nga dhoma e babit tend me ngjyren mutore “I love Jona”.
Bushter.
Edo mos ja fut kot, me redaktoret e gjuhes shqipe, largo Tropojanet dhe Koqevaret nga administra publike dhe e ke te pastruar gjuhen shqipe. Ti z. Edi do te beje mire qe gjuhen shqipe dhe oren e Kendimit ti kalosh si lende, ne Universitet dhe domosdoshmerisht tek ato private. Ok plako, tung. Me fal se harova Z. Edi, shto ne universitetet me detyrim percaktim edhe 2 ore ne jave mesimin e bicikletes.
Mirë e ke. Madje z.Edi duhet të hapi edhe kurse pa pagesë në lagje, ku ti të kesh mundësi të mësosh sesi shkruhet gjuha shqipe.
Eshte nje ide interesante per te cilen une e vlersoj shume Kryeministrin Rama .Duhet bere pa tjeter, sepse Sali Berisha dhe shpura e tije, qe desh Zoti ( Populli ) thyen qafen , na basarduan dhe shkatrruan edhe gjuhen e bukur shqipe .
Ta “bastarduan” dhe “shkatërruan” doje të thoshe, ti që vlerëson (nuk shkruhet “vlersoj”) idenë e kryeministrit Rama.
Keto elemente ultrafine, perbejne tipare te stilit qe nuk mund te ngaterohet me askend, jane te mirepritura, por nuk duhet sipas mendimit tim te egzagjerohet me elemente te simbolikes se veprimit …duhet dhe veprimi vet.Per mua ka rendesi qe ajo qe shkruhet ne nje akt te jet e formuluar shqip, ne menyre te permbledhur, pa sterhollime e gjuhe burokratike,..Por ajo qe ka me shume rendesi eshte permbajtja e aktit vete..DMTH duhet forme me patjeter…por deshira per permbajtje eshte kaq e madhe sa qe mund te bejme kompromis edhe me formen…
Në kohën e informatikës të gjithë mund të shkruajnë e të ndërveprojnë me të tjerët edhe pse nganjëherë shkruaj gjëra të pakuptimta.
Dëshira për “përmbajtje” nuk mund të bëjë kompromis me formën, sepse do të kishim një përmbajtje të DEFORMUAR!
Nuk eshte e vertete qe geget,verioret,malesoret nuk flasin gjuhen e njesuar qe eshte normuar e standardizuar mbi prirjet e saj te brendshme.Ata e flasin bukur dhe kendshem, kur i degjojme ne te gjitha mjediset shoqerore,disa prej tyre jane individualitete mjaft te njohura ne fusha te ndryshme te jetes; ne arsim, shkence, politike, administrate. Edhe njerez te thjeshte,qe kane ardhur nga keto ane per te jetuar ne qytetet e medha te Shqiperise se mesme e te jugut dhe nxjerrin jeten me perpjekjet e tyre, flasin bukur gjuhen e perbashket, te normuar, siç ndodh ne te gjithe boten e qytetruar sepse e dine qe gjuha eshte mjeti i bashkekomunikimit qe persoset vazhdimisht siçdo mjet tjeter i perberesve tane fiziologjike, psikike,kulturore etj. Sot kane mbetur ndermjet nesh ende disa ” shpellare”, ose “maloke” truthare, qe ushqehen prej instinkteve te rrenjes dhe paaftesine per te evoluar me te tjeret e fshehin, e maskojne duke e motivuar me nje forme atedhetarizmi. Perkunder tyre kete prapambetje kulturore e kane tejkaluar dalengadale eskimezet e laponet e Evropes dhe shume fise aborigjene te Afrikes, Australise e Brazilit .Si çdo gje tjeter ne jete, qe vjeterohet dhe hyne ne muzete, edhe fjala eshte e tille:ajo eshte gjithe perdoruese, dialektore,krahinore/ provinciale dhe mund te mbetet prapa si arkaike.Fjaloret etimologjike me dijet e specializuara na tregojne rrenjen e origjines dhe ndryshimet qe ka pesuar fjala gjate perdorimit.Ata qe quhen te shkolluar dhe perdorin trajtat arkakike te fjales kane mbetur arkaike ne fushen e komunikimit njerezor, te cilet duke u margjinalizuar gjithenje e me shume, fortifikohen ne prapambetjen e tyre gjithenje e me shume.Ne kete rast absurditeti na shkakton humor dhe na ben te mendojme ta kalojme sa me bute injorancen dhe prapambetjen tone.Qofshin te bekuar ata qe mendojne per se mbari per te ndryshuar dhe ata qe jane te duruar te degjojne ende te folmen e nje malok-shpellari,si shemtim i shkollimit :”Jam ketu me u thane une jue se kemi nderturë e asfalturë mijera kilometra rruge sepse programi yne është alternativa më e mire e ndryshimit”. Ky eshte mentaliteti shpellar, malok i perzierjes, ngaterrimit dhe kulture-pengimit ne rrugen e civilizimit kunder te cilit duhet te ndjehet mendimi dhe veprimi.
-Pergjigjet e gjata jane te lodheshme per t’u lexuar. Per problemin ne fjale,mendoj se respektohen institucionet.
kjo mase duhet shoqeruar edhe me vendosjen e sintakses dhe morfologjise ne te gjitha klasat e shkollave te mesme, si dhe te beje pjese edhe ne testin para se te filloi universitetin, pavaresisht se ka fituar konkursin..
Vellezer e motra qe shkruani se ata qe bejn gabime ne te shkruajturin e shqipes jane te pa afte dhe duhet flakur nga administrata eshte komplet gabim. Ne redaksite e gazetave ka redaktore, cfare do tu themi gazetareve qe jeni te pa afte? Duhen specialiste per cdo fushe dhe redaktoret per problemin ne fjale jane specialistet dhe vetem ata mund ta bejne me standartet qe kerkohet punen. Prandaj e mbeshtese nismen e Kryeministrit te ardheshem. Per sa i perket atyre qe shkruajne me dialekt duhen trajnime, ti heqesh nga puna nuk eshte zgjidhje se i bie qe pjesen dermuese te nenpunesve te veriut ti heqesh dhe kjo eshte edhe e pa mundur edhe e pa drejte.
Shumë e drejtë. Më në fund një qeveri që dëgjon vërejtjet që gjithnjë kemi bërë si qytetarë. Peshku qelbet nga koka. Kur në administratën shtetërore, shumica dërrmuese e të punësuave ishin mbi baza militante, sepse kështu i leverdiste pushtetit berishian, tani ka ardhur koha që të ç’bëhet kjo praktikë. Shumë e drejtë është që të merren redaktorët e gjuhës shqipe, ashtu sikurse edhe përkthyes zyrtarë të gjuhëve të huaja bile. Sepse shkresat zyrtare janë katandisur në atë pikë, sa kur i lexon duhet një orë të arrish në fund të një fjalie. Shkrimi i saktë, konçiz, me kryefjalë e kallzues në vendin e duhur sipas gjuhës shqipe dhe jo asaj angleze, është abc-ja e zyrtarizimit të gjuhës korrekte letrare.
Përsa i përket dialekteve në të folur, sepse e shkruara mbetet absolutisht ajo letrare për të gjithë, edhe këtu mendoj se duhet parë balanca e të punësuarve. Ndryshe nga politika berishiane, e cila mbushi administratën vetëm me drejtorë veriorë. Aq sa na dukej vetja se nuk po jetonim më në Tiranë, po sikur ishim në veri. Kudo ku shkojmë vetëm dialekt verior në zyrat e shtetit. Çdo gjë ka një kufi. Edhe politika partiake po kështu. Prandaj të shihet me kujdes edhe kjo anë shumë negative e qeverisë së dështuar.
Më në fund njëri që flet dhe shkruan shqip. Vetëm se mbiemrin “konçiz”, që është fjalë e huaj, duhet ta zëvendësoje me “të përmbledhur”, “të shkurtër” etj.
Kjo eshte nje nisme shume patriotike por duhet shtrire me gjëre. Emrat e dyqaneve,butikëve ,shoqerive deri dhe tek kinkalerite e cigareve nuk jane shqip. Nje anarki e vertetë gjuhesore ngado që të kthesh kokën. Ne tirane jemi dhe kur shikon rreth e rrotull vetëm ne shqipëri nuk jemi. Që ti marin vesh dhe te huajt shkruaji dhe ne gjuhet nderkombetare por sidoqoftë shqipja duhet të mbizotërojë. Duhet të behemi shqiptarë dhe shqipëri ne radhe të parë….?
Larg maloket arrogant, te pakulturuar, te palare dhe maskarenj nga administrata publike.
Larg te paudhet maloke nga spitalet tona, ku degjohen vetem zera te cjerre the tinguj te nje nje gjuhe qe vetem shqip nuk eshte.
Ju lutem, keni ndonje informacion se si mund te aplikohet per kete vendin se qenka vertet interesant? Faleminderit
Duhet të presësh kur të shpallen konkurset, pas betimit të kabinetit të ri, por nuk e kuptoj interesimin tënd. Kështu si shkruan ti, ku 25% e fjalëve (ndonje / ndonjë, se si / sesi, te / të, per / për, kete / këtë, vertet / vërtet) janë shkruar gabim, nuk më duket se mund të plotësosh pritshmërinë e kryeministrit…
Nga të gjithë komentuesit që lexova, vend të merituar ze Shqiptari dhe shqipfolësi, (megjithëse në fillim fjala shkruhet me germë të madhe, Shqipfolësi). Iniciativa e Kryeministrit Rama është e drejtë, pasi jo të gjithë punonjësit e ministrive dhe institucioneve mund të jenë specialistë të gjuhës shqipe, përveçse atyre të arsimit. Duhet të jetë kusht për ta folur dhe drejtshkruar gjuhën shqipe kryesisht gazetarët, folësit e radios, emërtimet e firmave dhe aktiviteteve tregtare etj. … . Unë vetë nuk jam e kësaj fushe.
Nga të gjithë komentuesit që lexova, vend të merituar ze Shqiptari dhe shqipfolësi, (megjithëse në fillim fjala shkruhet me germë të madhe, Shqipfolësi). Iniciativa e Kryeministrit Rama është e drejtë, pasi jo të gjithë punonjësit e ministrive dhe institucioneve mund të jenë specialistë të gjuhës shqipe, përveçse atyre të arsimit. Duhet të jetë kusht për ta folur dhe drejtshkruar gjuhën shqipe kryesisht gazetarët, folësit e radios, emërtimet e firmave dhe aktiviteteve tregtare etj. … . Unë vetë nuk jam e kësaj fushe.