Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar pas takimit që zhvilloi me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi se, problemi i dy vendeve nuk do marrë zgjidhje me propozimin që ofron delegacioni i Kosovës, që është njohja e pavarësisë së shtetit të saj.
I pyetur nëse Serbia do ta njohë Kosovën në përfundim të këtij dialogu, Vuçiç ka thënë se të dy palët janë të pakënaqura, prandaj duhet të gjendet një zgjidhje reale.
“Kjo është pyetje që më bëhet çdo ditë. A do të shohim një kompromisë, cila do të jetë zgjidhja e kompromisi? I vetmi kompromis dhe zgjidhje që na ofrohet, që të gjitha partitë politike kosovare, veçanërisht Hashim Thaçi dhe të gjithë të tjerët po na ofrojnë gjithmonë është që ta pranojmë pavarësinë e Kosovës.
Nuk funksionon kështu. Ne kemi nevojë për t’u ulur dhe ne duhet të përpiqemi. Ne duhet të themi dhe ju duhet t’i thoni të dy shoqërive tona për të bërë kompromis për shumë çështje të rëndësishme. Ju nuk mund të jeni plotësisht të kënaqur, ne nuk mund të jemi plotësisht të kënaqur. Ne të dy jemi të pakënaqur në mënyrë të barabartë, kjo do të thotë se ne jemi në gjendje të arrijmë një zgjidhje reale kompromisi”, tha ai.
Sipas Vuçiçit, Kosova pret që ta njohim pavarësinë e saj dhe si kompromis nuk ofron asgjë.
s.a/dita

“Sipas Vuçiçit, Kosova pret që ta njohim pavarësinë e saj dhe si kompromis nuk ofron asgjë.”
si fillim të ka bërë një kompromis të jashtëzakonshëm me minoritetin sërb që ke në kosovë!!ta ka bërë një minoritet pre 5% shtetformues!!ka të drejta sa çka 90%e popullsisë shqiptare të kosovës!!
kurse ti “kompromisin” tënd e ke jo pavarsi,por çdo gjë tjetër??
nëse nuk ka pavarsi atëherë nuk e di përse shkon për bisedime??
nuk mund të marrësh kompromise dhe të thuash gjithnjë nuk na kanë ofruar asgjë!!
Do ta njohesh se nuk ke ku shkon. Milloshevici hodhi firmen ne fund te luftes, e kane njohur 100 shtete, e saksionoi dhe gjykata e Hages. De fakto, Kosova eshte shtet I pavarur. Po vazhduat, Serbia do mbetet peng I Kosoves Jo e kunderta.