Klubi sportiv shumëpsortësh “Partizani” dhe klubi sportiv “Studenti” do të kalojnë nën varësinë e Bashkisë së Tiranës.
Vendimi është miratuar sot nga Këshilli i Ministrave, sipas të cilit buxheti i miratuar për vitin 2018 për këto dy klube bashkë me asetet në përdorim nuk do të jenë më nën juridiksionin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Sa i takon transferimit të fondeve nga MASR te Bashkia Tiranë, do të kryhet në formën e transfertës së kushtëzuar. Po ashtu, 26 punonjësit e klubeve do të transferohen te Bashkia e Tiranës.
Vendimi do të hyjë në fuqi pas botimit të tij në Fletoren Zyrtare.
o.j/dita

Opa Olsi rama!
Edhe do shiten per kulla pastaj?
Ne baze te cilet ligje merret ky vendim? Pse pronat shtetnore,ne kete raste pronat e klubeve i kalohen komunes se Tiranes?