Tjetër lëkundje toke në Shqipëri, epiqendra në Gjirin e Lalëzit

Dita

Shqipëria prej disa ditësh vijon të jetë një zonë aktive sizmologjike.

IGJEUM raporton se një tërmet është regjistruar mbrëmë rreth orës 01:46 në zonën e Gjirit të Lalëzit.

Tërmeti është paraqitur me magnitudë 2,2 ballë dhe me thellësi 26 kilometra.

Sa i takon dëmeve të shkaktuara, nuk ka njoftime për të tilla apo për të lënduar.

Dy ditë më parë Tirana është tronditur nga një tërmet i fortë me magnitudë 4.7 ballë, por fatmirësisht nuk pati të lënduar dhe dëme materiale, përveç panikut që shkaktoi tek qytetarët.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *