Ka edhe kështu lloj Miss-esh!

editor

E dinit ju që ka një konkurs bukurie si “Miss Exlusive”!? ja pra që paska dhe këtë herë një brune kosovare, Morena Taraku do të përfaqësojë Kosovën në këtë eveniment bukurie. Është “Miss Exclusive of the World” dhe mbahet në Izmir të Turqisë. Këtë lajm kosovarja e ka konfirmuar nëpërmes rrjetit social të saj Facebook.

Bukuroshja e lindur në Prishtinë, s’ka dhënë shumë detaje për mënyrën e pjesëmarrjes së Kosovës në këtë eveniment, por vetëm ka thënë se gjatë konkursit ajo ka zënë një miqësi të madhe me vajzat e kombeve të ndryshme që po marrin pjesë në këtë garë. Shumë komente kanë pohuar poshtë fotografive të saj se Morena e meriton titullin e me të bukurës në këtë garë, por a do ta fitojë ajo këtë mbetet të shihet!

(FB Spy – DITA)

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *