Në kontrast me atë që kemi mësuar nga librat e historisë, Bastija nuk është pushtuar kurrë përmes një sulmi popullor. Në fakt, ajo iu dorëzuar rebelëve në një mënyrë mjaft paqësore. Nëse duhet të jemi të saktë, festa kombëtare e Francës – 14 korriku, nuk duhet të festohet për sulmin mbi Bastijë, por për vetë dorëzimin e saj tek rebelët.
Përmbledhja zyrtare historike e kësaj ngjarje, është si më poshtë:Më 14 korrik 1789, mijëra rebelë marshuan drejt fortesës së mirë-njohur mbretërore në Bastijë në qendër të Parisit, për të protestuar kundër regjimit tiranik të mbretit Luigji XVI, dhe kundër nxjerrjes në pension të Zhak Neker, ministrit francez tejet popullor të Financave.
Rojet besnike ndaj mbretit, filluan të qëllonin mbi turmën rebele duke përdorur topat dhe mushqetat, por megjithatë rebelët, edhe pse kishin pësuar shumë humbje, arritën të sulmonin heroikisht dhe ta pushtonin këtë simbol të neveritshëm të fuqisë mbretërore.
Ata liruan të burgosurit që vuanin nga qelitë e Bastijës, shpallën fundin e despotizmit, dhe fillimin e një të ardhmeje më të mirë për njerëzimin. Në realitet, gjithçka rrodhi në një mënyrë krejtësisht të ndryshme. Së pari, Bastija nuk ishte ndonjë lloj kështjelle e zymtë.
Në fakt, ai ishte një burg mjaft luksoz për të dënuarit që vinin nga shtresa e aristokracisë, duke përfshirë edhe Markezin famëkeq dë Sade, i cili mbante me vete në qeli edhe shërbëtorin e tij personal, dhe kishte të drejtë të lëvizte lirshëm.
Në gjithë Bastijën, ndodheshin të burgosur vetëm 10 persona, dhe në të vërtetë vetëm shumë pak qytetarë francezë jashtë fortesës, jetonin në kushte më të mira se sa ata. Nëse ne mund t’u besojmë historianëve bashkëkohorë, disa të burgosur madje u lutën të lejoheshin të qëndronin në Bastijë, edhe pasi ishin “çliruar” nga rebelët.
Përveç kësaj, shumica e rojeve, ishin në të vërtetë veteranë të luftës, kryesisht 50-vjeçarë apo më të moshuar. Së dyti, turma e zemëruar që nxitoi për të pushtuar Bastijën më 14 korrik 1789, nuk kishte ndërmend të protestonte kundër ndojë gjëje.
Përveç kësaj, fillimisht fshatarët as që kishin ndërmend të sulmonin Bastijën. Ata synonin vetëm të merrnin disa topa që ndodheshin në një magazinë pranë fortesës. Megjithatë, Bernard de Lonej, guvernator i Bastijës, i kishte futur tashmë topat brenda kalasë.
Për shkak të kësaj, fshatarët i dërguan atij një delegacion për të zbuluar se çfarë kishte ndërmend të bënte. “Asgjë”- u përgjigj de Lonej në mënyrë logjike. Ai nuk donte t’u jepte topat rebelëve, por as nuk t’i sulmonte ata, përveçse nëse s’do të kishte zgjidhje tjetër. Ndërkohë, fshatarët që qëndronin jashtë kështjellës, bënë pikërisht atë që s’duhej të bënin; hapën zjarr ndaj rojeve të Bastijës.
Rojat u kundërpërgjigjën, dhe sulmuesit, të habitur nga rezistenca e papritur, u tërhoqën. Duke u ndjerë sikur rojet kishin shkelur marrëveshjen mes tyre, njerëzit e tërbuar filluan të plaçkitnin stallat dhe lagjet rezidenciale, të vendosura jashtë kështjellës.
Shumë shpejt, për të parandaluar shkatërrimet e mëtejshme, de Lonej ngriti një flamur të bardhë në majë të fortesës së Bastijës si një shenjë kapitulimi. Më pas, rojet deklaruan se janë gati t’ia dorëzonin rebelëve Bastijën – ky është një fakt historik.
Ata hapën portat dhe të gjithë, përfshirë De Lonej, u mblodhën në oborr për t’u dorëzuar. Kjo ndodhi saktësisht në orën 5 të pasdites së 14 korrikut 1789. Deri atëherë, gjatë sulmit kishin humbur jetën jo më shumë se dhjetëra njerëz.
Megjithatë, pasi udhëheqësit e rebelëve hynë në Bastijë dhe e pranuan kapitullimin, u pasuan menjëherë nga një turmë e tërbuar, e pushtuar nga ndjenja e hakmarrjes. Brenda pak minutash, rebelët vranë shumicën e rojeve, rrëmbyen të gjitha armët që ndodheshin brenda, plaçkitën tërësisht Bastijën, dhe u larguan me kokën e De Lonej të varur mbi një hu. Kjo është pra ajo që ndodhi realisht më 14 korrik 1789, një ditë për të cilën ndoshta askush nuk duhet të ndihet krenar.
b.m. / dita


A nuk ju duket se ky shkrim eshte pune e nje idioti. Pseudohistorisne te tille nuk duhet te pranoje Dita.
Domethene frenget genjejne per historine e tyre. Mos bej interpretime serioze dhe lexo pak historine.
Let them eat cake. Jo e nuk bien zilet
HA HA HA RUDI …JETOJ NE FRANCE QE NGA 20 VJET . DHE I KAM PARE …LEXUAR NJA 100 EMISIONE PER REVOLUCIONIN E MADH ….. CDO GJE QE TREGON KY HISTORIANE ESHTE E VETETE … ROJET U DOREZUAN DHE POPULLI I MAROSUR I VRAU ..DHE MUND TE SHTOJE SE ROJET ..ISHIN SUISE ..NGA SVICERA ..GJITHMONE MBRETERIT MBANIN ROJE SUISE … DHE LUIS 16 DHA URDHER QE TE MOSH SHTININ MBI POPULLIN…. DHE SU VRANE ASNJE NGA POPULLI I REVOLTUAR …. ROBESPIERRI MAKSIMILIAN E MORRI FUQINE DHE KAPI TE GJALLE MBRETIN QE ISHTE JE COBAN DEBILE … I HUMBUR SE KUR PO IKTE NGA FRANCA PER NE AUSTRI …RRUGES DONTE TE HANTE COPA SALLAMESH ISHTE NJE NGRENES I MADH ..POR PA TRU …SE NJE FSHATARE E NJOHU …MEGJITHESE ISHIN TE TRANSFORUAR TE MMASKUAR …. DHE A E DINI SE SI PERFUNDOI REVOLUCIONARI I MADH ROBESPERI NE GIJOTINE ..SEPSE E PERVETESOI REVOLUCIONIN E MADH NE PERFITIM TE RRACES SE VET MIQVE TE TIE …. DHE POPULLI FRANCEZ VENDOSI SE ISHTE NJE DIKTATOR ..DHE JA PRENE KOKEN NE GIJOTIN SI …MBRETI POR ENVERI SI TREGONTE HISTORITE DERI NE FUND ..SE ISHTE NJE NDYRESIRE E QELBET ..MERCI DHE MSOJENI MIRE HISTORINE ….PO TE DONI ME HOLLESIRA MOS NGURONI .MERCI ..DHE MOS TE HARROJE …VELLAI I ROBESPIERRIT U HODH NGA KATI I 3 …DHE VDIQ I SHKRETI REVOLUCIOAR DIKTATOR …..RUDI NE FRANCE DHE FEMIJET 10 VJEC E DIJNE MIRE HISTORINE …KAM 3 FEMIJE DHE .. POR KOMUNISTAT E BENIN SIPAS QEFIT TE TYRE RRENIINNNNNNNN ..
Borgjezia karaputanë , e mbytur në gjakun e popullit , na servir variantin e saj të ngjarjeve që tronditën Botën .
Qelbësirë është ai që e ka shkruar , por , edhe Dita , me gazetarët e larë e palarë që ka mbledhur rreth vetes e turpëron veten !
Populli që ngrihet kundër shtypjes nuk është rrebel siç e quan borgjezia e ndyrë frënge , apo borgjezia jo më pak kriminale Ruse ne 1917 , apo plehërat feudo-borgjeze shqipëtare për përmbysjen e 1944 !
Pa sulmin mbi Bastijë , nuk dihet sa gjatë do të jetonte kalbësira feudale ‘
Ky eshte nje shkrim qe kerkon te ndryshoje historine e vertete. Jane pinjollet e borgjezise qe kane ne genet e tyre urrejtjen ndaj masave popullore. Keto shkrime nuk duhet bte botohen ne nje gazete serisoze sic eshte “Dita”.
CIKA …BORGJEZIA SIC E QUAN TI ….. ESHTE PRINCI I MONAKOS ..KE DEGJUAR NDONJEHER ..JO SMA HA MENDJA SE JE NJE COBANE E VARFER …NJEREZIT JANE NGA ME TE PASURIT NE BOTE POPULLI JETON NJEMIJE HERE ME MIRE SE TY ME KOMUNIZMIN TEND TE ZGJEBUR ..SA MERRTE BABI TY DHE MAMI TYT NGA KATUNI PER NJE VIT … KETU NE MONAKO ME PRNCIN ALBERT QE E DON I GJITHE POPULLI .MARRIN NE NJE DITE … E KUPTON DEBILE PA SHKOLLE … DHE A KE DEGJUAR PER MBRETERESHEN E ANGLISE …KUR POPULLI E PERSHENDET SA HERE QE DEL NE BALLKON NE RRUGE … PO PRICAT HARRI DHE A….KE DEGJUAR ..JANE SI ??DHE I ADHURON POPULLI I GJITHE BOTES …PRANDAJ DEBILE E LINDUR … MATI FJALET PARA SE TE ZHGARRAVISESH ..SE NA BEN ME TURP .COPE LOPE …JO SE LOPET JNE ME TE ZGJURA SE JU ..
Sistemeve politiko-shoqërore u vjen një ditë fundi i pashmangshëm. Kjo për shumë faktorë si ekonomia, demografija, amortizimi natyror i tyre si proces dialektik (kalbëzimi, zvetënimi) korrupsioni, etj. Të gjitha këto të shtyra edhe nga mendimi filozofik i kohës bëjnë që sistemet të bien. Por duhet të piqen kushtet historike. Ndonjë herë nxiten edhe nga jashtë, siç ishte rasti i revolucionit bolshevik në Rusi, që përkoi dhe afroi mbarimin e L.I.bot. Në fakt sistemet kanë rënë dhe janë zëvendësuar, më shumë se me dhunë, në mënyrë të natyrshme. Klshtu ra skllavopronaria 1000 vjrçare që u zëvendësua nga feudalizmi, e po kështu u zëvendësua ky nga kapitalizmi. Përjashtim bëri revolucioni rus, pra kominizmi i cili u vendos me dhunë, që duke mos qënë i natyrshëm pati dhe jetën e shkurtër. Revolucioni francez në fakt më shumë u provokua nga despitizmi i monarkut të kohës. Gjithsesi fundi do t’i vinte, sepse një sistem i ri po lindte, ai kapitalist, i cili në fakt kishte filluar qysh me revolucionin industrial para një shekulli në Angli. Kishin lindur bankat dhe kishte filluar qarkullimi i kapitaleve. Edhe Franca në atë rrugë ishte. Tirania e Luigjit dhe nxitja që i bënë turmave faktorët e brendshëm e të jashtëm bënë atë që bënë. Tashmë historia e tij është shkruar në dhjetra e qindra studime e libra. Një ‘paralele’ me të mund të hiqet edhe me atë që ndodhi në fund vitin 1990 dhe fillim vitin 1991 në Shqipëri. Pa kush përveç politikës, që përfitoi nga ajo, e beson se diktaturën enveriste e rrëzoi populli dhe se po ky vendosi me “revolucion” demokracinë. Edhe kjo histori e stisur, tashmë është e ezauruar si e tillë. Komunizmi ra i fundit në Shqipëri dhe për shkak se kishte një diktaturë alla enveriane dhe një popull të nënështruar deri në absurd. Kjo situatë bëri që ai regjim të rrezistonte edhe një vit nga rënia e Murit të Berlinit. Ishte ky vit që i dha mundësinë regjimit të organizonte rënien e butë të tij , por të ruante monopolin mbi politikën, ekonominë (pronën) dhe drejtësinë. Të gjitha këto sipas platformës katoviciane alla ramiziste, që ta mbronin kështu nomenklaturën komuniste nga ndëshkimi për veprën e tyre. Fix sipas eksperiencës franceze. Organizojmë revoltën e kontrolluar dhe e shesim si revolucion demokratik! Ndryshimi duhej bërë se nëse nuk do bëhej atëhere fundit nuk i dihej. Tashmë ka shumë të dhëna e fakte nga protagonistët që e pohojnë këtë si një vepër edhe të sigurimit të shtetit dhe atij të sigurimit të pushtetit, që ishte në fakt policia politike e sigurimit të pushtetit të E. Hoxhës dhe që drejtohej nga R.Alia, N. Hoxha dhe Sulo Gradeci. Gjithkush e ka parasysh farsën sesi u rrëzua shtatorja e Enverit, apo sesi u inskenua përpjekja për të marrë Bastijën shqiptare alias Bllokun, por që emisari i ngarkuar për këtë qëllim N. Ceka e devijoi per nga sheshi Skënderbej.Po në gjithë këtë proces një rol të rëndësishëm patën padyshim dhe ndërkombëtarët. Ky ishte me pak fjalë dhe revolucioni demokratik shqiptar i ideuar nga diktatori i fundit R. Alia dhe zbatuar nga emisarët e tij Sali Berisha dhe Fatos Nano. Pastaj vetiu gjërat rrjedhin sipas llogjikës së kohës.