Fundjavë afrikane në Shqipëri

Leda Hysa

Fundjava në vendin tonë parashikohet të përfshihet nga një valë e të nxehtit afrikan.

Temperaturat sipas Metoalb do të arrijnë mbi 38°C në disa vende. Ndërsa në të gjithë territorin shqiptar ato do i kalojnë 30°C.

Në zonat malore temperaturat maksimale variojnë nga 31 në Juglindje deri 35°C zonat Verilindore (Kukësi); në bregdet dhe zonat e ulëta temperaturat maksimale ngjiten në 35-36°C por në zona specifike pritet që temperaturat maksimale të ngjiten lehtësisht mbi 38°C. Dita e hënë sjell rënie të ndjeshme të temperaturave, vlera të cilat janë lehtësisht mbi maksimumet tipike mujore dhe do të vijojnë me luhatje të lehta deri në mesjavën tjetër.

Sipas parashikimeve edhe 10-ditëshi i fundit i korrikut do të jetë kryesisht i kthjellët në bregdet dhe pjesën më të madhe të zonave të ulëta por vranësira të shpeshta dhe rrebeshe të here pas hershme shiu do ketë në zonat malore.

Po cilat janë disa nga rregullat e zakonshme për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta apo të nxehtit? Instituti I Shëndetit Publik jep një sër këshillash:

1.Evitoni nëse është e mundur daljet nga shtëpia në orët e nxehta të ditës,11.00 – 17.00

2.Vishuni lehtë, me veshje pambuku, me rroba të gjëra, dhe ngjyra te hapura, si në shtëpi edhe kur dilni nga shtëpia

3.Mbani në kokë kapele, çadër dhe syze kur dilni jashtë

4.Mbani shtëpinë sa më të freskët. Hapni dritaret herët në mëngjes dhe në mbrëmje vonë. Mbani mbyllur dritaret gjatë ditës.

5.Temperaturat në shtëpi duhen mbajtur deri në 25-27 ° dhe asnjëherë jo më shumë se 5-6° më pak se ambienti jashtë.

6.Evitoni korrentet e mundshme

7.Freskohuni herë pas here me ujë të freskët, duke bërë dush, ose duke u lagur me peceta për të ulur temperaturën e trupit, në krahë, qafë, ballë.

8.Pini lëngje ose ujë në mënyrë të mjaftueshme të paktën deri 2 litra në ditë.

9.Mos përdorni pije alkoolike, lëngje me shumë sheqer apo kafeinë.

10.Konsumoni vakte të lehta me përmbajtje të lartë uji, si zarzavate, fruta.

11.Ruani ushqimet të sigurta.

12.Evitoni aktivitete fizike të forta, sidomos në orët e nxehta të ditës,11- 17.

13.Tregoni kujdes për fëmijët, të moshuarit, personat e sëmurë apo edhe të vetmuar.

l.h/dita

Share This Article