Analiza e zgjatur nё dy vёllime e Estetikës Migjeniane dhe e praktikës artistike të Migjenit me rastin e 100 vjetorit të lindjes dhe 75 vjetorit të vdekjes së tij më shtyn tё paraqit disa përfundime. Para së gjithash e quaj të dobishme përkundrejt ndonjë zëri të mekur, që ka kërkuar të heshtet tashmë ngaqë konstatohet se nuk është shkruar pak për jetën e veprën letrare të Migjenit, që më nxiti t’i kthehem edhe një herës angazhimit tim pët këtë temë, sepse kam besuar e besoj se, siç ndodh me kryeveprat letrare botërore, edhe vepra e Migjenit përbën një temë që mbetet për të njohur mjaft aspekte të rëndësishme që nuk janë trajtuar, që do të vazhdojnë të jenë objekt interesant hulumtimesh të mëtejshme shkencore, sidomos ngaqë tani veprën e tij do ta kenë në dorë brezat e rinj të lexuesve e kritikëve, të cilët po rriten në kushte të reja më të favorëshme social-kulturore dhe, prandaj do të jenë në gjendje të shprehin plot të vërteta të pathëna deri tani, do të ndihmojnë të kapërcehet ajo atmosferë krize e disi e turbullt e ditëve të një transicioni të ztërzgjatur social-kulturor, pas shembjes së regjimit monist.
Jam i bindur se, pavarësisht ç„është thënë kryesisht për mirë, por disa herë edhe për keq për jetën e veprën letrare të Migjenit, askush nuk e ka në dorën e vet tё vёrtetёn absolute, sepse ajo nuk është një garth apo mur që ndalon lëvizjen e mëtejshme të mendimit. E vёrteta s’është piramide kufiri me tela me gjemba e korent elektrik, por është udhё e hapur dhe merita kryesore e saj qëndron nё forcёn qё ka pёr t’i tёrhequr njerёzit pas vetes së saj dhe nё kёrkim tё parreshtur tё saj. Filozofi i madh i Francёs, D. Didro të vërtetën e ka krahasuar me njё bukuroshe, qё i tёrheq me hiret e saj gjithё adhuruesit e saj, të cilët shpresojnë se me pёrkushtim do t’i zotёrojnё gjithë këto hire, kurse Hirushja ёshtё edhe mё e mёnçur se sa ata, ngaqё e di se dorёzimi ёshtё fundi i hireve tё saj. Edhe mendimet e konkluzionet që kam parashtruar në dy vёllimet e fundit i shoh tashmë si konkluzion pёr mua, qё kam kuptuar se ajo ёshtё vetёm vegim drejt iluzionit të një horizonti të pafundmë e të paarritshëm. E vërteta të bëhet bastun ndihmës, kur ithtarët e saj të përkushtuar nuk shohin, për fatin e keq të tyre, një stacion të fundit të mbritjes. Prandaj, edhe dyvëllimshin tim e quaj një peng pleqërie, një ngacmim qё dua të jetë një e çarë, njё shteg drejt kёrkimesh tё mёtejshme pёr ata qё do vinё pas nesh, një teori e hapur dhe e gjerë për mysafirë,bujtës e udhëtarë të palodhur. Nuk ka qenë udhë e lodhëshme, sepse kam qenë i bindur se mundi kërkimor do të shpërblehej me ca dyer të hapura për njё udhё mё tё mundimshme pёr tё kuptuar diçka, jo pak, nga enigmat, misteret dhe magjitё të mrekullishme të atij Triniteti- Bukurisё, Mirёsisё dhe tё Vёrtetёs, tё gatuar me mjeshtërinë e rrallë, me jetën e pastër dhe gjenialitetin e Migjenit. Në këtë udhë nuk e kam ndjerë veten asnjëherë të zhgënjyer.
U kam besuar fjalëve të thëna mençurisht nga prof. Skënder P.Luarasi se ”Migjeni na ka dhënë tre Kryevepra” dhe nga Arshi Pipa që në mënyrën më sintetike ka treguar se cili ishte Migjeni: “Hymja e Migjenit në letërsinë shqipe shënon një datë. Kjo hymje asht e vrullshme dhe e then traditën.Por në Shqipni Migjeni asht nji i vetëm, asht pionier.Dhe pionieri asht gjithmonë një symbol. Ai që prin mund të rrëzohet shpejt, tjerët që vijnë mbas tij do t’i tejkalojnë caqet e udhës së bame prej tij. Po ka qenë ai që ka pri, ka qenë ai që ka çue flamurin. Pa të ndoshta të tjerët do të kishin ba vetëm nji hap. Puna e pionierit asht fatidik, është kushtrim”. Ngacmimi kryesor që më nxiti t’i qendroi po asaj pardigme që u përpoqa ta arrij, kur prisnja nga ora në orë botimin e librit “Migjeni – Fryma moderne në letërsinë shqipe”, me rastin e 100 vjetorit të lindjes së tij, që u pengua për arsye absurde e keqdashëse, që atëhere e përdora këtë kohë kryesisht për të plotësuar synimin që kisha premtuar për afirmimin e Estetikës Migjeniane të Realizmit ekzistencial, ndonse pata kohë të mjaftueshme për të nisur e vazhduar punën për vëllimin e tretë “Eseistikë. Migjeni dhe letërsia e sotme”, duke qenë i bindur se vepra e Migjenit do të vazhdojë të ndriçojë të ardhmen e letërsisë shqipe.
Përpjekja kryesore në monografinë tonë ka qenë kuptimi i Estetikës Migjeniane dhe veçoritë e saj, të shprehur në gjithë strukturat estetike të realizmit të tij ekzistencialist. Migjeni nuk ka kopjuar variantet e realizmit të shek.XIX, por ka arritur të sintetizojë forma origjinale nga drejtimet kryesore të letërsisët moderne europiane të shek.XIX-XX. Madje, realizmi i tij u lidh ngushtë edhe me arritjet pozitive të filozofisë të jetës, që e bëri të afërt me filozofinë e ekzistencializmit. Por origjinaliteti i realizmit migjenian u formatua në kushtet e situatat historike të viteve ‘30 të Shqipërisë. Migjeni parapëlqente variantet ateiste të ekzistencializmit në kushtet kur shoqëria vuante nga përçarjet e fanatizmit fetar, të trashëguara nga mesjeta e saj. Këtë origjinalitet të realizmit të tij ekzistencial e shpreh qartësisht Migjeni, kur është shprehur:”Mendimet e mia nuk janë mendimet e një njeriu, që është I kënaqun me jetën, por janë mendimet e një njeriu që vuan. Unë vuej për gjithë sëmundjet e botës”. Migjeni nuk ka qenë thjesht nxënës, lexues, ndonse pat mësuar nga të shumtët e letërsisë botërore, ai ka qenë Mësues, sidomos se në qëndrimet e tij ndaj të tjerëve udhëhiqej nga konsesusi, i cili i dha mundësinë të sintetizojë një estetikë origjinale, që mund të quhet integrale. Ne kësaj fjale i japim atë kuptim që u dha në kohën e vet drejtimeve të ndryshme estetike letrare V.Hygo, i cili nuk e pëlqente midis shkrimtarësh “sherrin” (debatet, konfliktet), sepse i besonte konsensusit. Kur e patën pyetur:–ç‘është më e mirë klasikja apo romantikja?Ai përgjigjej: “Në letërsi nuk ka as klasike, as romantike; këtu ka, si kudo, vetëm dy nëndarje – vepra të mira dhe të pagoditura, të bukura e të shëmtuara, të vërteta e të gabuara. …Unë,-vazhdon Hygo,-kurrë nuk I kam ndryshuar e nuk kam për t’i ndryshuar këto bindje.” Ne jemi pёrpjekur t’i japim “konsensusit” njё kuptim mё tё shёndoshё e mё dobiprurёs, pёr tё cilin kemi nevojё jo vetёm nё fushёn e arteve, letёrsisё, estetikёs, por edhe nё çdo sektor tё jetёs nё transicion, qё ky gjithsesi tё mos mbetet i hapur edhe pёr brezat qё do tё vinё, domethënë të dёrpritet “sherri”. Vetё jam bindur se nuk ёshtё as i vёrtetё, as i dobishёm koncepti finalist nё histori, i cili bёn tё sajёn; edhe konsensusi nuk ёshtё fund, mbyllje, por e quaj hapje pёr diskutim, se pёrndryshe pёrsёritet qёndrimi irracional: ose me mua, ose kundёr meje, qё e kemi parё se ç’sjell nё regjimet totalitare. Konsensusi mund tё mos mbetet fjalё e zbrazёt nёqoftёse na nxit nё angazhimin tonё tё pёrgjithshёm pёr ta pranuar idenё e Estetikёs integrale dhe pёr tё gjetur e pёrdorur fakte e argumenta nё tё mirё tё begatimit tё saj, tё afrimit me njёri tjetrin.
Unё e kam kuptuar atё si hipotezё pune, si dialog, si vetkontestim e si katarsis. Pranimi i idesё sё estetikёs integrale, pёr mua, ёshtё kurorёzim për piknisje productive të mëtejshme estetike. Jam pёrpjekur tё argumentoj se Migjeni, në vend të kundërvenieve të drejtimeve e rrymave të ndryshme artistike, kishte një konceptim të tyre më të hapur, mё pluralist dhe mё integrues, që njeh e pranon një thelb, një fillesë estetike në themel të çdo drejtimi e rryme të vёrtetё novatore, tё vetmjaftueshme artistike. Çdo ide ёshtё forcё, por qё tё jetё e tillё edhe estetika metateorike bashkёkohore, kjo do tё bёnte mirё t’i zgjeronte idetё e saj pёr tё rritur edhe forcёn evet; njё orientim i tillё ka qenë estetikisht produktiv tek Migjeni, i cili pranonte maksimumin e unitetit nё pajtim me maksimumin e larmisё, variacionit, qё do tё thotё se pranonte gjithё variantet klasike tё Klasikёs dhe tё Nonklasikёs, sepse nё sejcilin krah tё kulturёs artistike shihte arritje tё mrekullueshme, nё vend qё tё ngulmohej nё absolutizimin e njёrёs, duke i pёrbuzur tё tjetrёs, arritje qё meritojnё tё integrohen, pavarёsisht nga dallimet e tyre cilёsore, por gjithnjё estetike, dhe t’ia linte kohёs veprimin seleksionues kundёr çdo trilli qё ngutet tё vdesё qysh të nesërmen e shfaqjes së tij. Ky qendrim e ndihmonte Migjenin që të krijonte estetikën e tij origjinale, të mishëruar në strukturat artistike të veprave të tij. Pas nesh këtë koncept të Migjenit e ka miratuar edhe studiuesi i shquar kosovar Sefedin Fetiu, i cili ka saktësuar realizmin migjenian, duke e quajtur, sintetik: “Mbi Migjenin, -shkruan ai,- ndikuan format e ndryshme romantike, klasiciziante, realiste, sentimentaliste, postromantike, simboliste, ekspresioniste etj. Por Vepra e Migjenit ka karakterin e një realizmi pa brigje, një realizmi universal ,i cili ka qenë i hapur për komunikim me rryma e drejtime të ndryshme, prandaj mund të emërtohet me termin realizëm sintetik. Migjeni nuk shkroi sipas recetave e sipas formulave të gatshme, të programuara, por me një intuitë krijuese, prandaj vepra e tij edhe sot gëzon një receptim të gjerë e aktual.
Realizmi i tij është një realizëm asimilues, i cili integroi në vete veçoritë e poetikave të ndryshme. Ai krijoi me të njëjtën mjeshtëri artistike poezinë me motiv social dhe individual, subjektiv. Kritika e deritashme lerare ka bërë interpretime gnoseologjike e më pak aso estetike. Ne mendojmë se vepra e Migjenit imponon vetvetiu një komplementaritet metodologjik, që bashkon estetikën gnoseologjike, që integron historinë dhe strukturën, gjenezën dhe krijimin, tekstin e kontekstin.”.f.9 -12. Migjeni i përket tërësisht këtij krahu të realizmit integral, që dallohet e po njihet tashmë, si një variant origjinal i letërsisë realiste ekzistencialiste botërore. Dihet se “moderniste” janë quajtur edhe veprat artistike të impresionizmit, edhe të kubizmit, edhe të surealizmit edhe të ekspresionizmit; por tashmë dihet gjithashtu se kubizmi i kundërvihej në kahun e tij themelor impresionizmit me pretendimin për të kapur e shprehur thellësitë e realiteteve, ndryshe nga impresionizmi që luante me dukjet e sipërfaqëshme e momentale të rrezatimit estetik të realiteteve. Brenda ekspresionizmit vihe re një gamë e gjerë që lëviz nga deformime e shëmtime ekstreme deri tek theksime të karakterit realist kritik, ashtu si diferencohen variantet e tij abstraksioniste nga tablotë surrealiste ose abstraksioniste.
Me gjithë dallimet cilësore të orientimeve të tyre estetike, shpesh impresionizmi e naivizmi, ekspresionizmi e kubizmi, surrealizmi e abstraksionizmi e izma të tjera përmblidhen brenda një estetike të vetme, domethënë integrative të modernizmit. E njëjta gjë përsëritet edhe për estetikën integrale të realizmit, që përfshin variante të ndryshme të tij. Madje, sië e kemi përmendur, edhe në krijimtarinë e një shkrimtari ose artisti të vetëm, mund të dallojmë krijime romantike e sentimentale, klasike e moderne, realiste e natyraliste. Kjo do të thotë se shpesh, edhe pa e kuptuar, me nuhatje e intuitë artisti krijon vepra me vokacione e frymëzime të larmishme, të ndryshme.
Estetika nuk mund të qendrojë indiferente ndaj këtyre fakteve, që e favorizojnë kultivimin e një estetike integrale. Këtë prirje integruese tё realiteteve artistike bashkёkohore dёshirojmё ta shohim tё shprehur edhe nё estetikёn mbarё shqiptare.
FOTO: Baleti “Migjeniana”, me koreografi te Agrona Aliaj, me muzike te kompozitorit Gjon Simoni, ne sallen e TKOB, ne kuader te 100 vjetorit te lindjes se poetit Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni), Tetor 2011 (LSA)

Shume artikull interesant. Migjeni eshte dimensioni i tevertetes ne shqiperi. Gjithashtu kendveshtrimi i autorit ne lidhje me estetiken eshte shume i vlefshem per tu njohur. Urime autorit dhe Gazetes
Artikull mjeshtri. Per Migjenin tone te madh ka akoma shume per te thene. Metori driteshume Migjen, duhet studiuar vazhdimisht. Pergezime profesor Alfredit dhe gazetes tema qe na sjell materjale te ketij kalibri.
E more Alfred, e nxorre koken me Migjenin. Domethe the: ” Dale se jam edhe une ketu”. Po ku ishe gjithe keto vite me Saliun. Migjeni u shkri duke folur kunder padrejtesive, ndersa ti nuk e the nje fjale kunder hajduteve dhe vrasesve te ketej vendi. Vetem e hengre kete popull gjithe jeten tende.
Si ka kurajo t shkraj akoma ky…i fameshmi, idhulli i estetikes marxist-leniniste. As denjoj ta lexoj, se s’fitoj gje. Pale ky s’ka kellqe ta interpretoje Migjenin e madh.
perdite shoh qarte e me qarte
dhe vuej thelle e ma thelle
Paralele
…FLET MBROJTESI I VOGEL I TE DRJETAVE TE ATDHEUT
Krijuesi letrar I fatit tw njeriut, e veçmas brojtwsi I tw varfwrit, I fwmijws-brezit tw pafajshwm I cili edhe vet pati fatin tw jetojw nw njw shoqwri tw parregullt nw marrwdhwniet shoqwrore. Nw tw situatw tw pavolitshmw historike te popullit shqiptar. Migjeni u bw dwshmitarit mw besnik I pasqyrimit tw jetws realetw cilwn edhe vete e pwrjetoi megjitha pwsimet dhe vlerat negative qw I kishte. Bashkw me tw papunwsuarin, tw varfurin, tw mjerin nga skamja, gruan pa fat, qw nw wkstazwn fundt detyrohet me dal nw “tregtin e bdytw” dhe me fwmijinw “nw gji pa fat”. Lypsin qw “dridhet nga uja, atw “bark jasht e me hundw tw ndyta”, del nw mbrojtje tw atij, qw “siguron bukw pwr tri ditw”.Migjeni wshtw studius i veçantw i shoqwrisw sw twhwrshme. Njohws nw aspektin artistic. Ai ka gjurmua kwtw shoqwri, duke kwrkuar motive “tw pa fat”tw cilat cytjen e kanw nw vet kjrijuesin. Andaj, personazhet e Migjenit, knw wlwmwnte tw afwrta me aitorin e tyre, kwshtu nw nivelin artistic veprat e Migjenit janw nw shkallw tw lartw artistike.
Migjeni nw dy skicat e njohura “Luli i Vocwrr” dhe”Zeneli”ka dhwnw dy personazhe tw mdha artistike, deri sot shumw tw njohura nw lwtwrsinw shqipe, tw cilat nw esencw nuk janw shumw tw afwrta nga shumw pikwpamje. Pwrmbajtja dhe forma dalluese e tyre ka vwshtrin nga kwndi shoqwror dhe edukativ. Ky I fundit ka dy kahje. Ajo e dhwmbjes me Lulin dhe kahja e kurreshtjes dhe ambicies brengoswse jot w qet pwr tw ditur pwr atdheun me Zenelin.Dituri qw ka qwllim rrwmbyws, jot w qet pwr tw ditur shprehur pwrmes revoltws sw njw fwmiju. Shtyes I kwtyre dy instancave wshtw krijuesi I tyre, Migjeni. Luli portretizohet nw pamje e shpit tw varfwr, por i qet, Ai njwherut wghtw vrojtues I mirw I rrethit ju jeton. Vrojtimin Luli e bwnw nga kwndi I tij I veçantw, nga pozita e tij e kufizuar materiale dhe ndjeshmwria shpirterore dhe moshws fwmijwnore, :ky fwmi, nuk ka fwmini, nuk di pwr lojwn, pwr rregullat, pwr pwrkdheljen, as virgjwrinw e jetws”. Kwto veçori tw tij I kanw dhwnw shkas autorit pwr skicwn dhe htytjen pwr tw shkruarme twrw qenien e vet. Kjo wshtw ana e ndjenjws pwr dhwmbjen dhe krijimin e cila shtyn Migjenin tw shkruajw. Ana tjetwr, protesta kundwr gjendjes dhe sistemit nw fuqi, e kur realiteti duket haptaz, demagogjia nuk wshtw e zonja tw mbulojw atw tw vwrtet realw materiale.. Por, nwse tw ligat, shwmtia paraqitet si dukuri e kohws, ato paqyrojnw arsyeshwm realitetin e kohws. Por nwse tw ligat paraqiten si dukuri, lind revolta kundwr tyre, kwshtu reliteti shwndwrrohet nw urrejtje. Kjo shkallwshmwri arrihet pwrmes njohjes sistematike pwr realen shoqwrore. Zeneli wshte njwri nga pwrfaqwsiesit tipik, wshtw nxwnws si edhe Luli, njwra nga tragjikat e nxwnwit shqiptarw tw kohws. “Zeneli ka njw urrejtje tw posaqme, pwr shkak se çdo gjw e sheh nw mikriskopi e nw zhdukje”. Zeneli dallohet nga Luli, pwr kushreshjen e fwmijut pesimist, e cila nuk e le tw qet nw asnjw moment “ mu atwherw mw bwhet se mw tallw dhe mw qorton Zeneli nw kwtw mwnyrw”: Mjaft ma zotni mwsues. Mjaft na mwsuet, si duhet me jetue. Cka asht mirw e bukur mjaft mwsues. Megjithate, na po rrojmw, si rrojtwn stwrgjyshnit tanw”.Kjo ishte edhe protesta e fundit e Migjenit, botuar mw 1938 nw Pwrpjkejen Shqiptare”, Migjeni me Zenelin dhe Lulin, si edhe me fwmijwt tw tjerw, tw cilwt nuk I ka emruar me emwra nw veprat tw tjera. Ai shpreh haptazi kritikwn gjitha fushave tw jetws dhe “optimizmi shifet vetwm nw fuqinw w rinisw dhe fwmijwve nw vwprwn w Tij, kur ata tw rritwn”. Zeneli don tw dij pwr tw gjitha, ashtu si edhe Migjeni, qw mundohet tw shkruajw tw gjitha qw vwrwn, sheh dhe analizon si barrw e jetws sw rwndw tw popullit tw vwt. Zeneli pwrfaqwson maswn intelegjente, shpirtin e popullit dhe fwmijws sw shtypur. Masw e cila wshtw pwrsekutuar me probleme tw shkallws kombwtare. “Nw nji qast Shqipnia, ku duhet me u vra, pwr me qendrue mbrenda kifijve”. Pyetje e madhe, qw kwrkon zgjidhje. Ka diç tw ngjashwm me Gjon Zaverin e Spassws, por dallohet nga ai, pwr revulucionaritetin, qw pritet nga Zeneli dhe shokwt e Tij . “ E dij se, nwse Shqipnia ka me u rrit nw glob, ka me u ba kushedi sa e madhe, prej njenes nga duart e shqipws sw klasws”. Kjo gjeneratw wshtw qw kalon fwmijwri tw idhwt, rini revulucionale dhe tw lumtur. E cila nuk u pajtua me tendencat e tw zhdukurit dhe nwnçmimit tw masws qw e pwrfaqwson dhe realitetit ekzistues qw dominon. Ky wshtw Zeneli, qw flet nw emwr tw mbrojtwsit tw vogwl tw tw drjetave tw atdheut.Ai revoltohet, bwhet I ashpwr, kur vwrwn kaosin ku wshtw sjllur vendi dhe populli I Tij nga autoritetwt qw nuk ndwrmarrin asgjw pwr ta larguar kwtw situatw. Kwte ai e bwn mw hidhwrim, qw wshtw rwzultat I kurreshtjes sw fwmijut intelegjencw mbi normle, krahasuar me kushtet e rrethanat ku ai jeton, :S,kemi kurgja, zotni as vegla tw reja pwr punw, as shtwpia higjenike tw mira si shtetwt tjera”. Kwtu Migjeni shtron çwshtjen se, edhe nw popujt e thjeshtw dhe tw varfwr, tw shtypur e tw mbrapambetur, gjenden talented e shquar. Mwsuesi I Zenelit kupton botwn e fwmijut mundimqar dhe pwr pamundwsinw momentale pwr transofrmim nw shoqwri. Migjeni shkruan:”Lene Zenelin tw rrojw jetwn e stwrgjyshore primitive, e ka mw mirw, mos e merr nw qafw me e hyp nder majet e nalta nga mund tw thejw qafwn I deshpruem tue pa tw vetwt tw dashun tepwr ulwt dhe tue mos mujt me e ndihmue”.Autori bije nw pozita twm pakrye, pasi nuk ka njw “grusht tw fortw” detyrohet, jot w hesht, port w shkruajw pse wshtw I “gjykuem”, si kasneci I lagjws sw varfwr.
Migjeni ka njour Lulin dhe Zenelin, I ka pasur kudo rreth vetes, I ka pasur para syvet I kishte nw vetveten. Kur ishte mwsues, ata I pati nxwnws, port w tillwt autori k njohur edhe kur ishte vet nxwnws. Kjo wshtw sintezw e kohws sw tij dhen fat I fwmijws shqiptarw nw to vite, Migjeni, mbrojtwsi i fwmijwve ka pikwpamje tw pwebashkwta mepersonazhet e kwtyreskicave. Ai ata I ka mabjtur gjithw jetwn nw vetwn e vwt dhe ka jetuar me tad he pw ata dhe kohwn e fatin e tyre ka shkruar. Migjeni qysh fwmijw ka ndar simitwn me ndonjwrin nga kwta fwmijw me tw cilwt, kur rritet e behet mwsues, ndonjwrit nga kwta, Lulit I blen petka nga tw ardhurat e Tija qw ishin mjaftw tw ulwta.Migjeni I donte fwmijwt dhe popullin e vuajtur. Andaj shkroi pwr ta dhe wshtw rwvoltuar pwr shtypjen qw pushteti bwnte mbi popull. Zeneli ishte kurreshtar I madh nw jwetw pwr njohuri, butwsi, por edhe revoltues ndaj tw pa mirws. Kjo e ka munduar dhe e ka shtyjw tw shprehet ndaj saj me kritikw ekzplicite. Ndwrsa Luli wshtw i twrhequr, sepse nw ndwrgjegjen e tij prj fwmije, arrijnw turbulltw dhe I pa qart realiteti I pa barazisw shoqwrore, viktimw e sw cilws wshtw edhe ai vetKjo shtypje kwrkonte njw mbrjtws, kwtw e marr pwr sipwr Zeneli me shprehjen e pakwnaqwsisw e revoltin. Autori e shikon dhe e ladhaton Lulin, kurse Zenelit I jep “Dwfteswn e Lirimit”, pasi shpeshherw nuk ka mundwsi ta qetwsojw as vet mwsuesi. Kjo nuk wshtw mos sukses I mwsuesit. Perkundrazi wshtw sukses fatal pwr punwn e madhe tw mwsuwsit revulucionar. Sepse nxwnwsit e tij, do tw vzhdojnw rrugwn e lwnw nw gjysmw nga mwsuesi I tyre nw Pukwn e dikurshme tw vuajtur e tw varfwr, qw do ta shwnrrojnw nw qytet. Ky ishte ndriqim I njw parashikimi tw drejtw e progreiv.
Personaliteti I Lulit ka dy botwra, Botwn fizike dhe ate psikike, tw cilat autori shkurtw por me thellwsi I paraqet artistikisht. Bota fizike, wshtw Luli krijesw e varfwr mes njw bote dalluese nga ai, tw cilwn e vwren. Kjo ishte bota e klasws sunduese, tw cilwn Luli e vwzhgon nga kwndi I rrezeve tw diellit, simbolit tw njw tw ardhme mw tw mirw. Megjithate Luli, nw krasim me Zenelin, wshtw I heshtur I mban ndrydhur nw vete problemet e vetvetws dhe rrethit ku jeton. Zeneli, jo vetwm qw I vren problemet matriale, por edhe ato tw pwrgjithshmet kombwtare, I kritikon dhe kwrkon nga ata qw I dijnw ti japin sqarime, pwrse jane tw tilla. Luli I shikon shokwt jashtw vetws sw tij, e veten e shikon nw çizmet e tyre. Kwndi vrojtues wshtw kwndi I rritws sw Lulit dhe tw tjerwv si ai, tw cilat pas njw kohe duhet tw hyjnw shwrbim tw popullit dhe nw tw mirws e tij. Vizioni I tillw nga igjeni, ka dwshmua rrwfimtarinw, kwtw ka dwshmua e twrw krijimtaria letrare e Migjenit dhe personaliteti I tij krijues, sin w Shkodwr ashtu edhe twrw rinia progressive e kohws. Migjeni nuk e shkroikwtw skicw nw kuptim klasik, si skica pwr fwmwijw. Kwto mw shumw janw dwftesa e gjykimit tw kohws dhe fatit tw fwmijwvw nw tw. Andaj, Luli dhe Zeneli, janw pwrmendoret mw tw mira tw historisw sonw tw vuajtur nw kohwn mw tw afwrt. Tw çmojmw traditwn e lavdishme dhe tw ruajmw tw sotmwn e lirisw, lirisw sw tregut si dhe mndimit dhe lwvizjes dhe sigurise njerwzore.
Lereni MIgjenin , komunistin e pare te oreve te para qe rrembeu i pari idete e para te murtajes komuniste. Ai u prehte ne paqen e Perendise dhe ne ameshimin e idealeve te veta qe Perendia ia realizofte aty ku ka vajtur.
Migjeni ishte shkrimtari i sistemit qe iu pershtat ideve te cmendura te komunizmit. ” N’a birt e shekullit te ri ”
NJeriu i indokrinuar fatkeqesisht , dhe qe mbeti mekatar nga ky indokrinim dhe s’pati mundesi ne kohe te korigjohet .
Shkrimtari qe corientoi letersine e brishte tek ne dhe qe hapi dyert e nje letersie qe do i sherbente diktatures.
Fuck his work !
Me vjen keq te diskutoj se bashku me burra-gra si Alma,qe si pasuri te vetme kane vetem urrejtje ne mungese te trurit dhe kultures.