Axhenda e Berishës zhvendos festën e PD-së

anazapta

Partia Demokratike feston nesër themelimin e saj. Por festa do të zhvillohet sot, për shkak të axhendës së kreut të saj, Sali Berisha, i cili udhëton nesër për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në takimin e Partive Parlamentare Europiane.

Festa e PD-së është parashikuar të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, rreth orës 18:00. Mësohet se në festë janë ftuar të gjithë krerët e partive parlamentare, përfshirë edhe zotin Rama, ndërsa jashtë listës së të ftuarve janë lënë krerët e partive të vogla, përfshirë edhe ish-presidentin Topi, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Berishës disa vite më parë.

Partia Demokratike u themelua në 12 dhjetor 1990.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *