Vijojnë kontrollet ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitet përgjatë bregdetit.
Strukturat e zbatimit të organeve tatimore vetëm në një muaj kanë kryer në total 494 kontrolle, nga të cilat 225 subjekte kanë rezultuar me shkelje tatimore me vlerë rreth 8.4 milionë lekë.
Burimet zyrtare thanë se janë intensifikuar kontrollet në subjektet turistike që kryejnë aktivitet ekonomik në Vlorë, Radhimë, Orikum, Llogara, Drimadhes, Jalë dhe Palasë.
Shkeljet më të mëdha të konstatuara lidhen me moslëshimin e kuponit tatimor, subjektet e paregjistruara si dhe mallra të pashoqëruara me dokumentacion tatimor.
Kontrollet dhe penalitet për përdorimin e pajisjeve fiskale, për subjektet e kontrolluara ka rezultuar rritje e xhiros me 42% dhe numri i kuponave me 47%, kjo krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Gjithashtu kontrollet e ushtrura kanë ndikuar edhe në rritjen e numrit të punësuarve të regjistruar.
Administrata Tatimore është e angazhuar për të vijuar kontrolluar dhe verifikuar nga afër situatën në të gjitha zonat turistike të vendit në mënyrë që të shmangen abuzimet me turistët.
o.j/dita

Ne Velipoje ste jep kush kupon tatimor. Ne lokal, ne hotel, ne cader, apo ne lojra. Ejani e kqyrni pak!
E çuditshme qe kontrolle çdo vit behen vetem ne keto zona . Por a e dini pse: taksambledhesit hane qyl, flene qyl, vene ca gjoba sa per procesverbal, mbushin edhe xhepat e tyre. Shumë pune e vështirë. Ja pra qe shtet ka, por disa nuk e duan.
Sot qe flasim, shteti shqipetar, trim dhe heroik
Mbledh si te hyra neto 40% te te ardhurave te
shqipetareve. Do te thote at qe punojne shijojne
Vetem.60% te frutit te djerses se tyre.