Korçë, dëmtohen monumentet e kulturës nga vjedhësit e skrapit

Dita

“Shtëpia e Flamurit” në qytetin e Korçës është një ndër ato ndërtesa simbolike që përfaqësojnë historinë e vendit, e megjithatë, kjo nuk e ka bërë atë që t’i shpëtojë vëmendjes së vjedhësve të skrapit.

Ullukët e saj prej bronzi që shërbejnë për shkarkimin e ujërave, janë vjedhur për herë të dytë.

Drejtori i Drejtorisë së Monumenteve, Gjergj Koki thotë për Top Channel se vjedhja e elementëve të vendosur nëpër objektet e trashëgimisë kulturore është një rast i përsëritur.

Vjedhja e parë u regjistrua vitin e kaluar dhe mësohet se policia arriti t’i ndalojë personat përgjegjës, ndërsa jo më larg nga fundi i vitit të kaluar e njëjta situatë ka ndodhur edhe në Pazarin e Vjetër të Korçës, ku u grabitën një pjesë e ullukëve të disa dyqaneve që ndodheshin kryesisht në pjesën periferike të tij.

s.a/dita

Share This Article
3 Comments
  • Ja pra qe policia ka te drejte kur i rreh mire e mire hajdutet. Asnje pike meshire per plehrat. Qe duan te rrojne si zoterinj pa punuar. Druri ka dale nga xheneti. Per çfare nevojitet gjykatesi, prokurori, avokati apo sekretari kur kap nje vjedhes?! Hallka te teperta. I jep nje dru te mire ne komisariat qe te mos ngrihet 2 jave nga shtrati dhe mbaron puna. Le ta provoje te vjedhe prape. Keshtu vendoset ligji dhe mbahet rregulli. Derri e do me plumb. Nuk merr vesh ndryshe. Te drejtat e njeriut jane per njerezit jo per “kafshet”.

    • E vetmja menyre per ti ndaluar eshte te kontrollohen kompanite qe e blejne skrapin dhe nese kapen me materiale te vjedhura te procedihen. Keto kompani duhet te sherbekne si filtra per hajdutet qe sjellin materialetv e vjedhura per tja shitur kompanise..

    • dhe meqe shqiptari e ka ne gjen hajdutllikun e qarte perse populli shqiptar nuk merr vesh ndryshe vec me dajak. Demokracia eshte ushqim lluksi per te.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *