Sebastian Vettel ka siguruar pole position-in në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Hockenhaimit në Gjermani, pavarësisht reshjeve të shumta të shiut.
Piloti gjerman i Ferrarit regjistroi një kohë të jashtëzakonshme (1’11″212), duke lënë pas pilotin finlandez të Mercedesit, Valteri Bottas.
Makina tjetër e Ferrarit, ajo e Kimi Raikkonen do të niset e treta.
Sa i takon pilotit britanik Lewis Hamilton, ai u detyrua të tërhiqet nga provat për shkak të një problemi në makinë dhe do të niset ditën e nesërme nga vendi i 14.
Aktualisht piloti i Ferrarit kryeson me 171 pikë, i ndjekur nga kampioni në fuqi i botës Lewis Hamilton, i cili gëzon 163 pikë.
s.a/dita
