Presidenti i Kinës Xi Jinping ka mbërritur në Senegal këtë të shtunë për një vizitë dy-ditore, ku pritet të nënshkruajë disa marrëveshje dypalëshe.
Xi Jinping do të takohet me presidentin e Senegalit, Macky Sally.
Ky është udhëtimi i dytë jashtë vendit për presidentin kinez, që kur u rikonfirmua në detyrë.
Kina tanimë është vendi që zhvillon më shumë tregti më Afrikën. Ajo ka dhënë kredi të shumta me interes të ulët, në këmbim të mineraleve që mban nëntoka e tyre.
Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nuk tregon fort interes për këtë kontinent, Kina e ka prioritet dhe këtë e tregon edhe vizita e Xi Jinping.
Pas Senegalit ai do të shkojë në Ruanda dhe në Afrikën e Jugut për një samit të vendeve të BRICS (Brazil, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut).
s.a/dita

Duket si dicka jo forte e rendesishme.Por na fakt permban nji domethanie teper pozitive per te ardhmen e Kines dhe vendeve te Afrikes.
Nuk ka shtet te dobet apo te fuqishem qe nuk kerkojne lidhje mardhenie me Kinen.Kjo do te baje qe Kina ne te ardhmen te bahet superfuqi boterore ne tregeti.Pse jo dhe te kontrolloje gjithe ekonomin boterore.