IGJEUM: Nga nesër reshje në gjithë Shqipërinë

Dita

Temperaturat kanë arritur sot deri në 37 gradë duke bërë që shumica t’i drejtohet plazheve, por moti duket se do të ndryshojë.

IGJEUM thotë se më 23 korrik priten të fillojnë reshje gjatë orëve të paradites në të gjithë vendin.

Në pjesën më të madhe të vendit ato do të jenë mesatare dhe lokalisht intensive.

Siç tregohet në tabelën e mëposhtme, reshjet do të shoqërohen edhe me shtrëngata, por më të mundshme shfaqen në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet 21 / 32 °C, në vendet e ulëta 20 / 31 °C dhe në vendet malore 15 / 28°C.

s.a/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *