Një grup që kryente vjedhje banesash në fshatrat e ndryshme të Dibrës, është goditur në sajë të operacionit të koduar “Maqellara”.
Raportohet se janë arrestuar Resmi Jakimi, 31 vjeç, Egert Jakimi, 27 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet V.R, 24 vjeç.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë vjedhur në orët e para të mëngjesit të së dielës rreth 60 litra naftë në fshatin Erebarë me automjetin kamionin, i cili është në pronësi të E.L.
Tre të rinjtë kanë tentuar gjithashtu të vjedhin në fshatin Burim të Maqellarës edhe banesën e shtetasit me inicialet F.L.
Policia e Dibrës menjëherë pas njoftimit të marrë për dy ngjarjet e sipërpërmendura kanë organizuar punën duke ngritur një pikë postblloku.
Autorët nuk u janë bindur fillimisht punonjësve të policisë dhe janë larguar me shpejtësi me automjetin tip “Benz” që po udhëtonin.
Në cilësinë e provës materiale atyre iu është sekuestruar: Automjeti tip “Benz” me targa BZ 2269 A, 3 bidonë plastikë, veshje të cilët dyshohen se janë përdorur gjatë vjedhjeve, kaçavida dhe aparat celular .
Në vijim të veprimeve policore dhe hetimore rezulton se ky grup mund të ketë realizuar dhe katër vjedhje të tjera.
s.a/dita
