Një terrorist në Shtëpinë Qendrore!

DITA Online

 

Luli terroristi,

foli qartë dhe prerë:

“Po u ngritën kulla,

do t’i hedh në erë!”

 

Luli-more-Luli,

ka çartur vërtetë,

se edhe fitilin,

do ta ndezi vetë!

 

Për ca kohë do heqi,

dorë nga hashashi,

dhe me terrorizëm,

do merret Lulashi!.

 

Nga këto marrina,

shpesh kemi dëgjuar,

po Luli akoma,

nuk është arrestuar!.

 

Nuk është arrestuar,

zoti matrapik,

dhe pse është shndërruar,

në rrezik publik!.

 

Kundër terrorizmit,

gjithë Bota është ngritur,

po këtu beteja,

ende nuk ka mbrritur!.

 

Nuk do vijë ISISI,

të ndezë dinamitin,

se këtu-në SHQUP,

e kemi xhigitin!.

 

Kryetar partie,

është tani jeziti,

dhe nuk ka nevojë,

për kurrfarë njësiti!.

 

Gjithë kullat e Fushës,

vetë do t’i minojë,

si politikan,

s’ka kush ta dënojë!.

 

Krye terroristi,

lere-more lere,

tani ja kaloi,

edhe plakut Mere!.

 

Sala është betuar,

seriozisht një herë,

jo me dinamite,

po me buldozerë!.

 

Dhe fjalën e mbajti,

murtaja Sali,

kur lëshoi ruspat,

tek “Zogu i Zi !.”

 

Nuk dimë në e kish,

në krah Lulëzimin,

kur për kunj të Ramës,

prishi mbikalimin!.

 

Mund t’ja bëjë dhe Luli,

Fushës-kijametin,

nëse ndonjë ditë,

do të marrë pushtetin!.

 

Po ne mirë e dimë,

që kjo s’do të ndodhi,

po me gomarllëqe,

Lulashi na lodhi!.

 

Në ardhtë ndonjëherë,

Luli në pushtet,

këtu drejtësi,

dhe shtet do të ketë!.

 

Lulash holandezin,

llavra e ka kapur,

ka me Taulantin,

një çështje të hapur!.

 

Luli ka prejardhje,

ultra komuniste,

duket i llakuar,

kukull terroriste!

 

Po “Fusha” të ruhet,

mu si nga tërmetet,

nëse kullat preken,

Lulit do t’i mbetet!.

 

Lulit do t’i mbetet,

ka -apo s’ka faj,

dhe si terrorist,

s’do shpëtojë kollaj!

A. Duka

Share This Article
6 Comments
  • Qy bejtexhiu harroi se si terroristet rilindjote hidhen ne ere ndertime kot me kotdisa madje edhe me leje duke paguar miliona euro deme. Pati raste qe nga mungesa e porofesionalizmit u demtuan edhe dyqanet e ndertesat perreth. Po keta o bejtexhi cfare i quan zotrote?
    Lulin e ke shok me kriepsikon duke u qepalluar, jo me kot i dha me shpejtesi rrufe miliona euro nepermjet Gjykates se Strasburgut per ate perbindeshin qe ngriti ne Vlore e qe kriepsikoja ia prishi ne lurriz te taksapaguesve shqiptare. PO i prishi Luli populli do ti kete ne kurriz perseri. Koqe gomari ngele tere jeten a derezi, nje cope sherbetor partie!

  • Qy bejtexhiu harroi se si terroristet rilindjote hodhen ne ere ndertime kot me kotdisa madje edhe me leje duke paguar miliona euro deme. Pati raste qe nga mungesa e porofesionalizmit u demtuan edhe dyqanet e ndertesat perreth. Po keta o bejtexhi cfare i quan zotrote?
    Lulin e ke shok me kriepsikon duke u qepalluar, jo me kot i dha me shpejtesi rrufe miliona euro nepermjet Gjykates se Strasburgut per ate perbindeshin qe ngriti ne Vlore e qe kriepsikoja ia prishi ne lurriz te taksapaguesve shqiptare. PO i prishi Luli populli do ti kete ne kurriz perseri. Koqe gomari ngele tere jeten a derezi, nje cope sherbetor partie!

  • KUSH ESHT TERRORIST O BENO AI QE DEL NE DEMOSTRATE ME FAMILJEN APO IDHULI ,PAGUESI YT QE GODISTE PA PUSHIM POLICET ME 21 JANAR.
    ME DUKET SE KA NJE NDRYSHIM TE MADH .

  • Prap more zagar po i sherben komunistve me poezit tuaja.Dikur fuks e sot nje servil i like o poetaruc partiak.Po ate qe shembi Rama ne Vlore e ku shqiptart e paguan deri ne nji si ja vene emrin.

  • Poezia asht e bukur,por duhet te vragezohet ma me terbim ndaj keti klyshit per t’iu pershtatur thelle e ma thelle veprimit te krimit te tije qe ia ka ba popullit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *