Psikologia Lira Gjika ka folur së fundmi për marrëdhënien dhe kujdesin e prindërve ndaj fëmijëve të tyre.
Ajo ka përcjellë përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” një shembull konkret, ku një gjyshe ka futur një fëmijë në ujë, për t’ia larguar këtij të fundit frikën. Sipas Gjikës, fëmija filloi menjëherë të qante dhe gjyshja ndërkohë vetëm qeshte.
Psikologia iu bën thirrje prindërve që të mos i fusin direkt fëmijët në ujë, sepse kështu i dëmtohen mekanizmat e empatisë.
Nga ana tjetër, ajo u drejtohet prindërve që të tregohen më të ndjeshëm, pasi virtyti i dhembshurisë nuk është i lindur por i trashëguar.
Statusi i plotë:
Në një nga plazhet e jugut, një gjyshe nga këto të zonjat, që e kapin situatën për “brirësh”, i mori fëmijën dy vjec nënës nga dora dhe e futi në det, që t’i mësonte “lezetin e ujit”. Fëmija filloi të ulërijë i tmerruar, por pa dobi, nëna rrinte dhe e shikonte duke qeshur dhe sikur nuk mjaftonte nëna indiferente, me të u bashkuan edhe të rritur të tjerë që qeshnin me ulërimat e fëmijës.
Ky zakoni makabër i të rriturve që qeshin apo shkrihen gazit me fëmijën e vogël të tmerruar nga mospërfillja dhe frika, vazhdon të jetë praktikë e zakonshme pa na preokupuar për pasojat që mund të shkaktojë. Prindër, dhimshuria nuk është një gjë e lindur, ajo mësohet e zhvillohet nëpërmjet sjelljes së prindërve ndaj fëmijës dhe më pas edhe nga të rritur të tjerë pranë fëmijës.
Prindër kini kujdes nga këto sjellje tuajat. E para, frika nuk largohet duke e “përplasur” fëmijën në ujë dhe duke qeshur. Kjo mënyrë vetëm dëmton mekanizmat e empatisë. Ju mund t’iu vijë për të qeshur por fëmija është i tmerruar. E dyta, a ju ka shkuar ndërmend se si do të ndiheshit në një situatë të tillë, që ju të ishit të tmerruar dhe ata që ju kanë në dorë të qeshin e tallen ? Prindër mos luani me emocionet e pa formuara të fëmijëve tuaj dhe mos u çudisni nëse një ditë fëmija juaj mund të bëhet i pandjeshëm dhe indiferent ndaj të tjerëve, kështu e keni “gatuar” me indiferencë dhe të qeshura kur ishte keq.
s.a/dita

Fatkeqesisht, ka shume prinder qe vuajne per Tru te kokes.
Si ta kuptojme kete, nga ana psikologjike apo gazetarike: “virtyti i dhembshurisë nuk është i lindur por i trashëguar”.
Eh moj doktoreshe, i shohim me sy dhe si ndalojme dot.
Vjehrra ime i bertet nipit 1 vjecar kur ai hap deren e dollapit dhe ajo eshte krenare per kete. Fytyra e saj ne ato momente sikur po lufton me kacaket hajdute. Femija aq i mire shikon i hutuar nga ne me te rriturit.
Nuk munda ti them dot asaj mos i bertit femijes.