Merret vendimi për Parmën, dënim shembullor për Calaio

DITA Online

 

Merr fundi makthi i rikthimit në Serie B për Parmën.

Skuadra emiliane në sezonin 2018-2019 do të jetë rregullisht në Serie A të drejtë që e ka fituar në fushën e lojës, por Parma do ta nisë sezonin e ri me një penalizim prej 5 pikësh në renditje.

Gjykata federale italiane ka dhënë vendimin e saj në lidhje me klubin e sapongjitur në Serinë A, duke i hequr 5 pikë nga klasifikimi ndërsa ka dënuar me 2 vite skualifikim sulmuesin Emanuele Calaio dhe me 20 mijë euro gjobë.

Sulmuesi i Parmës, Calaio, ishte pikërisht ai që u kishte çuar disa mesazhe të dyshimta disa lojtarëve të Spezias në What’s up duke u kërkuar të mos luanin fort në ndeshjen e fundit të sezonit në Serie B ndaj Parmës.

Emilianët rrezikonin rikthimin në Serie B pikërisht për shkak të këtyre mesazheve por ja kanë hedhur paq me vetëm -5 pikë, ndërsa Calaio është ai që e ka pësuar më keq.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *