Autori i vjedhjes së një banke të nivelit të dytë në zonën e ish-bllokut dhe bashkëpunëtori i tij kanë marrë sot dënimin nga Gjykata e Tiranës.
Roland Liti është dënuar me 13 vite burg, ndërsa për Alan Babameton është caktuar dënimi 1 vit e 6 muaj, pasi akuzohet për moskallëzim krimi.
Banka e nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut u grabit më datë 8 gusht të 2016-s.
Autorët kanë marrë nga kjo bankë rreth 900 milionë lekë të vjetra.
Ata kanë mundur të hyjnë përmes ambienteve të një bodrumi që më parë ka shërbyer si lokal, duke thyer një dritare të vogël. (Ilustruar në foton e mësipërme.)
Liti dhe Babameto u tradhtuan nga shenjat e gishtërinjve që kishin lënë mbi një shishe uji, të cilën e kishin harruar në vendin e ngjarjes.
s.a/dita

Po leket?