Tiranë, vidhen 60 sahatë matës të ujit

anazapta

Vidhen sahatët matës të ujit në zonën e Pazarit të Ri, në Tiranë. Rreth 60 sahatë matës të ujit janë vjedhur gjatë natës së kaluar, duke sjellë edhe vështirësi në furnizimin me ujë të pijshëm për banorët e kësaj zone. Mësohet se sahatët matës ishin vendosur pak kohë më parë nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjeve. Ndërkohë, pritet që ndërmarrja e Ujësjellësit të marrë masa për zëvendësimin e aparaturave të vjedhura.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *